Shumë përdorues të Instagram raportuan dje gjatë ditës se nuk mund të hynin në profilet e tyre në atë rrjet social.
Drejtuesit e rrjetit social të njohur shkuan në Twitter dhe njoftuan se e kishin zgjidhur problemin.
“Ne kemi zgjidhur një gabim që shkaktoi probleme me aksesin në llogaritë në mbarë botën. Gabimi gjithashtu shkaktoi një ndryshim të përkohshëm në numrin e ndjekësve. Kërkojmë falje”, thanë ata.
Edhe pse ata i informuan përdoruesit se gabimi ishte rregulluar, Instagram nuk tha se çfarë e shkaktoi gabimin.
Problemet nisën pas orës 14:00, kur Down Detector regjistroi një numër të madh raportesh përplasjesh në Instagram. Disa kanë raportuar se postimet e tyre janë fshirë dhe madje u janë pezulluar llogaritë.
“Ne e pezulluam llogarinë tuaj të përdoruesit më 31 tetor 2022. Keni ende 30 ditë për të apeluar këtë vendim”, është një shembull i mesazhit që morën disa përdorues.
Instagram më vonë njoftoi në Twitter: Ne jemi të vetëdijshëm se disa nga përdoruesit tanë kanë probleme me aksesin në llogarinë e tyre në Instagram. Ne po kontrollojmë situatën dhe kërkojmë falje për shqetësimin.
j.
Personat që vuajnë nga refluks gastroezofageal (GERD), gastriti, ulçera e stomakut, sëmundjet e rënda të…
Dhimbja shiatike përshkruan dhimbjen që përhapet nga mesi ose vithet drejt pjesës së…
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…