Nis punën projekti Beyond Epica në Antarktidë. Është pasues i misionit të parë Epica dhe qëllimi është të çpohet një bllok akulli në rreth 2750 m dhe qëllimi është të gjenden shtresa të krijuara rreth 1.5 mln vite me parë, për të studjuar historinë e Klimës në Tokë.
Prej vitesh tashmë që një ekip shkencëtarësh përpiqen të çpojnë këtë akullnajë që arrin në 4.9 km e thellë dhe ndodhet në Polin e Jugut.
Çpimi i një blloku akulli në Antarktidë ka arritur në 1836 m thellësi, në kushte ku temperatura mesatare është -35 gradë në stinën e verës, dhe -65 gradë Celsius në muajt dimërorë.
Këto akullnaja konsiderohen Makina Kohe, dhe kanë informacione të shumta pasi në brendësi përmbajnë ajër dhe elemente të mbetur aty kur është formuar, duke hedhur dritë mbi atmosferën dhe përbërjen e saj në të kaluarën, por edhe të dhëna mbi klimën dhe ndryshimet e saj në kohë.
Projekti ndërkombëtar financohet nga KE dhe i pari ndër projektet, Epica, arriti të merrte akull të krijuar 800 mijë vite më parë.
Klan News
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…