<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga agjërimi

Që nga 13 prilli për myslimanët në mbarë botën do të fillojë muaji i shenjtë të Ramazanit.

Përgjatë 30 ditëve besimtarët do të agjërojnë, që nënkupton se ata mund të hanë vetëm dy vakte në ditë, një para lindjes së diellit (syfyr) dhe tjetra pas perëndimit të diellit (iftar).

Agjërimi gjithashtu vjen me disa përfitime shëndetësore, duke filluar nga përmirësimi i imunitetit deri tek funksionimi i trurit.

Agjërimi përmirëson nivelin e yndyrës ne gjak
Një studim i kryer në vitin 1997 ka treguar se agjërimi ul nivelet e kolesterolit të keq 8 për qind, ul nivelet e triglicerideve me 30 për qind dhe rrit kolesterolin e mire për 14.3 për qind, duke mbrojtur kështu zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ndihmon në humbjen e peshës
Shumë studime kanë treguar se agjërimi i kontrolluar në orë të caktuar, i lejon trupit të djegë nëpër qeliza yndyrën në mënyrë më efikase se sa një dietë e rregullt.

Përshpejton metabolizmin
Agjërimi i jep sistemit tuaj të tretjes një pushim dhe kjo mund të aktivizojë metabolizmin tuaj për të djegur më shumë kalori. Nëse tretja juaj është e dobët, kjo mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të tretur më mirë ushqimin dhe për të djegur më mirë dhjamin. Agjërimi mund të rregullojnë tretjen dhe të promovoje mirë-funksionimin e shëndetshëm në zorrë duke përmirësuar funksionin tuaj metabolik.

Përmirëson funksionin e trurit tuaj
Agjërimi ka treguar që përmirëson funksionin e trurit, sepse nxit prodhimin e një proteine të quajtur brain-derived neurotrophic factor (BDNF). BDNF aktivizon qelizat embrionale të trurit për t’i kthyer në neurone të reja dhe shkakton kimikate të tjera të shumta që promovojnë shëndetin nervor. Kjo proteinë gjithashtu mbron qelizat e trurit nga ndryshimet e shoqëruara me Alzheimer dhe sëmundjen e Parkinsonit.

Përmirëson sistemin tuaj imunitar
Agjërimi përmirëson sistemin imunitar sepse redukton dëmet nga radikalet e lira, rregullon kushtet inflamatore në trup dhe parandalon formimin e qelizave kancerogjene.

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

5 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

5 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago