<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Përdorues të iPhone, kujdes: Nëse i shkruani këto karaktere, do t’ju prishet telefoni

Një paralajmërim i ri për iPhone është lëshuar nga një studiues i sigurisë, pasi ai gjeti një gabim që shkakton prishjen e pajisjeve Apple. Gjithçka që duhet të bëni është të shkruani katër karakteret “”:: në iPhone ose iPad-in tuaj, sipas TechCrunch, i cili raportoi fillimisht defektin.

“Me sa duket, ju mund ta prishni iPhone Springboard-in shumë lehtë”, shkroi studiuesi i sigurisë Konstantin në faqen e rrjeteve sociale Mastodon, shkruan “Forbes”.

“Në iPhone-in tuaj, rrëshqisni majtas përtej të gjitha faqeve të Home Screen për të shkuar te ‘Biblioteka e aplikacioneve’. Më pas kërkoni për “”::”, shtoi ai. “Bëjeni këtë në rrezikun tuaj”.

Kur shkaktohet defekti, ai prish Springboard-in e iPhone-it tuaj (SpringBoard është aplikacioni standard që menaxhon Home Screen-in e iPhone) dhe më pas shfaq ekranin e kyçjes (lock screen). Në disa raste, ekrani bëhet i zi.

Defekti prish iPhone-in tuaj kur karakteret shtypen në shiritin e kërkimit në “Settings”, si dhe kur rrëshqisni krejt lart djathtas në Home Screen dhe shkruani karakteret në shiritin e kërkimit të “Bibliotekës së aplikacioneve”.

Me një inspektim më të hollësishëm, përdoruesit e iPhone kuptuan se gabimi mund të shkaktohet nga dikush që shkruan tre karakteret “”: të ndjekura nga çfarëdo karakteri tjetër.

Apple është kontaktuar për koment.

Mënyra e vetme për të shkaktuar defektin është nëse përdoruesi shkruan manualisht karakteret në iPhone. Kjo do të thotë se nuk është një rrezik sigurie, por një bezdi nëse arrini të shkruani gabimisht sekuencën specifike.

Me këtë në mendje, nuk mund të bëni shumë, përveçse të jeni shumë të kujdesshëm se çfarë shkruani në iPhone tuaj dhe të prisni që Apple të lëshojë një rregullim.

admin admin

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

10 hours ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

11 hours ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

11 hours ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

12 hours ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

12 hours ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

14 hours ago