<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Njihuni me pajisjen që mendohet se do të zëvendësojë smartphone-ët

 

Një nga startup-et më të reklamuar të teknologjisë në Silicon Valley, Humane sapo hodhi në treg pajisjen e parë: Ai Pin, një pajisje e pavarur dhe platformë softuerike. Humane, që drejtohet nga ish-punonjësit e Apple, Imran Chaudhri dhe Bethany Bongiorno, e ka reklamuar Ai Pin si e ardhmja e informatikës dhe pajisja që do të zëvendësojë smartphone-ët. Natyrisht, kjo mbetet për t’u parë.

Ai Pin është krijuar për të bashkëvepruar me modele të mëdha gjuhësore, jo me aplikacione, dhe për të folur në vend që të shkruani. Ja disa nga veçoritë futuristike të Ai Pin: Humane po e promovon Ai Pin si një anti-smartphone, ku në vend që të shikoni ekranin, ju jeni në gjendje të ndërveproni me botën përreth jush. Por ndonjëherë, keni nevojë për pamje vizuale. Për të kompensuar këtë, Ai Pin është ndërtuar me një “ekran me bojë lazer” që mund të projektohet në pëllëmbën tuaj.

Për shkak se nuk ka ekran, mënyra kryesore e komunikimit të Ai Pin është përmes audios. Humane po përdor modelin e OpenAI për komandat zanore. Pra, ju mund t’u dërgoni mesazhe njerëzve në listën e kontakteve thjesht duke folur. Gjithashtu mund të përmbledhë të gjitha mesazhet në email-in tuaj. Ai Pin mund t’ju tregojë fakte mbi ushqimet. Pajisja supozohet se mund të “shohë” një grusht bajamesh në pëllëmbën tuaj dhe të tregojë se sa proteina ka, por mund të mos jetë plotësisht i saktë.

Një tjetër nga veçoritë është përkthimi në kohë reale. Ai Pin mund të njohë gjuhën që flitet dhe ta përkthejë atë tek ju, ose anasjelltas, me disa komanda të thjeshta. Ndryshe nga Siri, Alexa apo Google Assistant, Ai Pin nuk dëgjon në mënyrë pasive fjalët tuaja. Ai ndizet vetëm kur zotëruesi i pajisjes e aktivizon manualisht.

Ai Pin kushton 699 dollarë dhe Humane do të fillojë të marrë porosi më 16 nëntor dhe do të fillojë dërgimin në fillim të vitit 2024.

 

p.c

admin admin

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

11 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

11 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

11 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago