Përdoruesit e Threads dhe Instagram nuk do të kenë më mundësinë të shmangin shfaqjen e përmbajtjes politike nga njerëz që nuk ndjekin, ka njoftuar kompania amë Meta.
Kompania thotë se kjo është pjesë e riorientimit drejt “shprehjes së lirë”, një lëvizje që ka përfshirë heqjen e kontrolleve të informacioneve të martën. Ndryshimi do të hyjë në fuqi këtë javë në SHBA dhe do të zgjerohet globalisht javën tjetër. Përdoruesit nuk do të mund të injorojnë postimet politike të padëshiruara, por mund të zgjedhin mes tre opsioneve: më pak, standard ose më shumë.
Kreu i dy platformave, Adam Mosseri i cili më parë kishte thënë se ishte kundër përmbajtjes politike dhe lajmeve tha se përdoruesit kanë “kërkuar të shohin më shumë” postime të tilla. “Threads dhe Instagram ishin menduar kryesisht si ‘hapësira të sigurta’, veçanërisht në krahasim me zhvillimet e trazuara në X. Ndryshimet e kësaj jave “do të hapin mundësinë për shpërndarjen e masive të dezinformacioneve me shpejtësi në një bazë përdoruesish prej më shumë se 2 miliardë,”-paralajmëroi ai për mediat.
Ndërkaq, nga 14 janari 2025, Instagram do të heqë përfundimisht filtrat e bukurisë, duke i dhënë fund përdorimit të efektet që ndryshojnë pamjen e fytyrës, duke përfshirë ato që bëjnë lëkurën të duket pa pikë të metë, sytë më të mëdhenj, qerpikët fals dhe make-up virtual. Ky vendim vjen pas një njoftimi zyrtar nga kompania Meta, që operon Instagram, e cila ka njoftuar se do të mbyllë plotësisht platformën e mjeteve të palëve të treta, Meta Spark.
Kompania Meta, në pronësi të së cilës janë rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, njoftoi se po heq programin e saj për verifikimin e fakteve nga një palë e tretë dhe se do ta zëvendësojë atë me Shënimet nga Komuniteti (Community Notes), të shkruara nga përdoruesit. Ky do të jetë një model i ngjashëm me atë të platformës sociale X të miliarderit Elon Musk.
Duke e filluar nga Shtetet e Bashkuara, kompania Meta do ta mbyllë programin e saj për verifikimin e fakteve në bashkëpunim me ekspertë të jashtëm. Kompania tha se vendosi t’i japë fund këtij programi, pasi vetë ekspertët që verifikonin faktet kishin paragjykimet e tyre dhe sepse ishte shtuar shumë sasia e materialeve që duheshin verifikuar.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…