U shpik në etiketimin e pjesëve të automobilave, por tani kodet QR përdoren në një kontekst shumë më të gjerë në jetën e përditshme.
Barkodi dydimensional i matricës, i krijuar nga kompania japoneze Denso Wave në vitin 1994, mund të përdoret për gjithçka, nga kthimi i pakove dhe porositja e ushqimit në një restorant deri hyrja në vende të caktuara ose në faqe interneti, shkruan The Mirror.
Por, pavarësisht se përdoret përreth dy dekada, shumë njerëz nuk e kanë idenë se si funksionojnë kodet QR dhe çfarë përfaqëson në të vërtetë termi.
Sipas G2 Learning HUB, kodi QR nënkupton “Quick Response” apo “përgjigje e shpejtë” në shqip. Kështu emri përshkruan aftësitë e barkodit.
Është një barkod matricë dydimensionale që mund të lexohet dhe skanohet me pajisje të përputhshme si kamera e smartfonit ose një aplikacion”, thuhet në një njoftim.
“Me një gjenerues të kodit QR në internet, mund të krijoni kode QR të lexueshme si në dimensionet vertikale ashtu edhe në horizontale. Kodet QR mund të ruajnë të dhëna dhe informacione të ndryshme”, thuhej tutje. /Telegrafi/
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…