Ajo mund të mos jetë macja e parë në hapësirë, ky nder i shkon një maceje franceze të quajtur Félicette në vitin 1963, por të hënën “Taters” mori një çmim ndoshta më të madh, atë të videos së parë të një maceje në hapësirë.
Nasa ka transmetuar një video me definicion të lartë të Taters që kthehet në Tokë nga thellësia e hapësirës. Videoja 15 sekondëshe, në të cilën shfaqet Taters që ndjekë një pikë lazeri.
15 sekondat e famës së Tater ishin në fakt një eksperiment i NASA-s i krijuar për të ndihmuar në testimin e mundësisë së dërgimit të videove në hapësirë të thellë, për kohën kur njerëzit do të udhëtojnë përfundimisht jashtë orbitës së Tokës.
Testi i NASA-s ishte pjesë e misionit Deep Space Optical Communications (DSOC) dhe e para që shikon komunikimet që arrijnë më tej se midis Tokës dhe Hënës. Nasa e quajti këtë si “një moment historik”.
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…