<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

​Një gabim fatal dhe lavatriçja harxhon dy herë më shumë energji elektrike

Edhe pse ju keni një rekomandim për çdo kuti detergjenti se sa të vendosni për një cikël larjeje, shumica e prodhuesve e teprojnë – logjikisht, të konsumojnë më shumë produkte dhe ta blejnë më shpesh.

Detergjenti i tepërt dëmton buxhetin dhe rrobat, por ndikon në mënyrë drastike edhe në faturën tuaj të energjisë elektrike.

Përveç se detergjenti i tepërt do të lërë njolla të bardha në rrobat tuaja, pluhuri i tepërt do t’ju bllokojë edhe kanalet e kanalizimeve, andaj makina do të harxhojë dy herë më shumë energji elektrike për larje.

Sa detergjent duhet përdorur?

“Para së gjithash, është e rëndësishme të theksohet se më shumë detergjent nuk do të thotë lavanderi më e pastër, megjithëse shumica e njerëzve mendojnë kështu, kështu që njerëzit derdhin pluhur me masë, dhe në fakt dëmtojnë vetëm rrobat dhe makinën”, tha Mary Gagliardi, një specialiste në një fabrikë pëlhurash.

“Tri elemente janë thelbësorë për një larje të mirë: temperatura e ujit, centrifuga dhe një kombinim i detergjentit dhe zbutësit të rrobave. Vetëm kur ato optimizohen, rrobat do të jenë vërtet të pastra,” shpjegon ajo. Po ashtu është e rëndësishme të zgjidhni temperaturën më të lartë të mundshme të larjes, pasi një temperaturë më e lartë do të thotë rroba më të pastra.

“Zgjidhni një program me shpëlarje më të gjatë dhe shtesë. Sa i përket detergjentit, është e rëndësishme që ai të jetë i cilësisë së mirë. Është e mundur që udhëzimet thonë se duhet të përdorni më shumë detergjent sesa duhet. Këtë do ta dini nëse rrobat janë shumë të shkumëzuara gjatë ciklit të larjes. Në këtë rast, përpiquni të gjeni sasinë më të ulët të rekomanduar të detergjentit në paketim.

Nëse nuk thuhet, thjesht zvogëloni sasinë derisa të gjeni masën ideale, këshillon Gagliardi, duke shtuar se është mirë që pluhuri të matet dhe të mos hidhet direkt në makineri, sepse vetëm kështu do ta dini me siguri se sa keni vënë.

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

1 day ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

1 day ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

1 day ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

1 day ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

1 day ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

1 day ago