<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: SHKENCË/TECH

Niveli i deteve do të rritet më shumë nga sa pritet?

Nëse nuk arrijmë të ndalojmë rritjen e temperaturës globale nën 1.8°C, do të kemi humbje të pakthyeshme në shtresat e akullit dhe niveli i detit do të rritet më shpejt.

Një studim i botuar në Nature Communications nga një grup ndërkombëtar shkencëtarësh tregon se një humbje e pakthyeshme e shtresave të akullit të Antarktidës Perëndimore dhe Grenlandës, dhe një përshpejtim respektiv i shpejtë në ngritjen e nivelit të detit, mund të jenë të pashmangshme nëse nuk arrijmë të bllokojmë rritjen e temperaturës globale nën 1.8 °C krahasuar me nivelet para-industriale.

MOSDAKORDËSI

Popullsitë bregdetare anembanë botës tashmë duhet të përgatiten për reagime ndaj rritjes së nivelit të detit, por planifikimi i tyre për të parandaluar përmbytjet dhe dëmtimet e tjera është jashtëzakonisht i vështirë për t’u zbatuar pasi parashikimet më të fundit të modelit klimatik të paraqitur në Raportin e 6-të të Vlerësimit të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC) nuk kanë dakordësi, se sa shpejt shtresat kryesore të akullit do t’i përgjigjen ngrohjes globale, duke bërë që politikanët të hezitojnë mbi atë çfarë duhet të bëjnë.

Shkrirja e shtresave të akullit është potencialisht kontribuesi më i madh në ndryshimin e nivelit të detit, megjithëse ai është historikisht më i vështirë për t’u parashikuar, sepse fizika që rregullon sjelljen e tyre është jashtëzakonisht komplekse. “Modelet kompjuterike që simulojnë dinamikën e shtresave të akullit në Grenlandë dhe Antarktidë shpesh nuk marrin parasysh se shkrirja e shtresave të akullit ndikon thellësisht në proceset oqeanike, të cilat, nga ana tjetër, ndikojnë në shtresën e akullit dhe atmosferën.”

MODELI I KOMPJUTERIZUAR

Duke përdorur për herë të parë një model të ri kompjuterik që kombinon rrjedhat midis shtresave të akullit, ajsbergëve, oqeanit dhe atmosferës, ekipi i studiuesve të klimës ka zbuluar se pasojat e tmerrshme të rritjes së nivelit të detit mund të parandalohen vetëm nëse bota arrin emetimet zero karbon deri në vitin 2060.

“Nëse e humbasim këtë objektiv,” thotë Axel Timmermann, bashkëautor i studimit dhe drejtor i Qendrës IBS për Fizikën Klimatike, “shtresat e akullit mund të shpërbëhen dhe të shkrihen me një ritëm të përshpejtuar. Kështu thonë modelet. Nëse nuk ndërmarrim asnjë veprim, tërheqja e shtresave të akullit do të rrisë nivelin e detit me të paktën 100 centimetra brenda 130 viteve të ardhshme. Kjo do t’i shtohej kontributeve të tjera, siç është zgjerimi termik i ujit të oqeanit.”

PAPARASHIKUESHMEËRIA

Shtresat e akullit i përgjigjen ngrohjes atmosferike dhe oqeanike në mënyra të vonuara dhe shpesh të paparashikueshme. Dhe përveç kësaj, ndonjëherë ka interpretime të sjelljes së tyre që nuk janë plotësisht të sakta.

Studimet e ndryshme kishin fajësuar veprimin e oqeaneve në shkrirjen e kapakëve të akullit nga poshtë tyre, në një formë erozioni nga poshtë lart. “Megjithatë, simulimet tona thonë se kjo ka një vlerë të pjesshme, ndërsa veprimi i shkrirjes mund të rrjedhë mbi të gjitha nga qarkullimi atmosferik i cili do të ngrohet në dekadat e ardhshme”, vijon shkencëtari.

ATËHERË?

Prandaj është e nevojshme të zhvillohen modele të reja të sistemit të tokës që lidhin gjithçka që rrotullohet rreth ndryshimit të klimës dhe jo vetëm elementeve individuale, me fjalë të tjera, argumentojnë këta studiues, është e nevojshme që superkompjuterët të hyjnë në lojë për të përpunuar ndërveprimet komplekse, të cilat sidomos në pole, krijohen midis hapësirave akullnajore dhe atmosferës. / focus – bota.al

InForCulture

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

8 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

9 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

9 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago