<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Nishi shqiptar dhe shpërngulja e madhe(FOTO)

Në arkivat e fotografisë shtetërore gjermane ndodhet edhe fotografia me gra shqiptare të Nishit. Ju sjellim këtë fotografi, e cila është realizuar, sipas të gjitha gjasave, nga një gazetar gjerman, i cili jep detaje të shkruara në foto për vitin (1875) dhe për akterët në fotografi, gra shqiptare. Pra foto e realizuar në prag të shpërnguljes së madhe të shqiptarëve më 1878 nga Sanxhaku i Nishit. Kurse fotografia e dytë paraqet shpërnguljen e shqiptarëve me metodat më mizore dhe më barbare, në dimrin e viteve 1877/1878, në mënyrë masive, duke lënë shtëpitë, me fëmijë në dorë, pa ushqim, zbathur e zhveshur. Pasardhësit e parë të muhaxhirëve gjithnjë e kishin në memorje shpërnguljen, duke pohuar se serbët nuk u linin kohë për t’i marrë as fëmijët e vegjël në djep. Shumë fëmijë ishin ngrirë nga të ftohtit gjatë rrugës. Të gjithë largoheshin përgjatë luginës së lumit Morava, nëpër të ftohtit më të madh, rrugës përgjatë Grykës së Gërdelicës (Gërdeliçka Klisura), Vrajës e deri në Kumanovë. Një pjesë përfundoi në Kosovë e Maqedoni, kurse tjetra në Turqi.

150.000 banorët shqiptarë ishin të vendosur kryesisht në këto vendbanime të Sanxhakut të Nishit:-Alikinci, Alabana, Arbanashka, Arbanashci, Araqa, Hasanovci; -Balltiqi, Barllova, Bajshtica e Epërme, Bajshtica e Poshtme, Balinovci, Baca, Banjska, Bajqiqi, Bajqinca, Buci, Borova, Banja e Kepanjës, Bajqinovci, Bardyzi, Banja, Babviqevci, Babatica, Babishevci, Banjabara, Bajra, Batushica, Barlova, Berila, Bedila, Bellanica, Belibregu, Bellotini, Bellobregu, Bellanovci, Berxhika, Beselica, Berbatofci, Bellpola, Belegu, Bubavci, Berjana, Beashtica e Poshtme, Binovci, Bllaca, Boka, Borovci, Borinci, Bojniku, Bunovci, Bogujevci, Nujanovci, Bugujevci (në rrethin e Jabllanicës), Buzhurana, Breznica, Bresternavi, Brallova, Brajshori, Branina, Bresi, Brezniqiqi, Bullatovci, Buqinca, Bublica, Bufca, Burevica, Burinci, Budeci, Bumbereku, Bullaini, Bukollrami, Bukozhani, Bukovagllava, Bushtrani, Buqinca, Byqmeti i Epërm, Byqmeti i Poshtëm, Byqmeti i Mesëm, Bugunuvci; -Cervaneku, Cernoverni, Cerrcavci i Epërm, Cerrcavci i Poshtëm, Cerrnatova; Çestelina, Çiftliku, Çokoti, (një në qarkun e Nishit e një në Jabllanicë), Çukovci; -Dankoviqi, Devotini, Dedinca, Devqa e Epërme, Degermeni, Dediqi, Dekutina, Deshullovci, Dedishka, Dikovci, Dllugojnica, Dobratiqi, Debrejance, Dobrasheva, Dobridolli, Dragideli, Dragusha e Epërme, Dragusha e Poshtme, Dranica, Dragobuzhda, Draganci, Drevina, Drenova, Drenci, Drenovci, Dubrava, Dubranja, Dubnica, Durnjaci, Dubova, Dugidelli, Dugolluka, Dublica, Dukati, Drugalevci, Dubulevi; -Gazdara, Gajtani, Gabinca, Graica, Granica, Gesolica, Gegla, Gerguri (në Jabllanicë), Gerguri (në rrethinë të Prokuples), Gojnofci, Gopnja, Gollaku, Govori, Grabofci, Gragoqevci, Grabovica, Gerbafci, Grebolica, Gllasoviku, Gllasnoviqi, Gradni, Gunjaraku, Gurivica, Gubetini, Gurgurofci, Gurgurova,Gurgora; -Gjemnica, Gjelekari, Gjelekara, Gjaka e Epërme, Gjaka e Poshtme, Gjukella, Gjorgjefci, Gjushica, Gjingjusha, Gjurkofci, Gjurefci, Gjikolli, Gjurgjefci; -Hergaja, Huruglica e Epërme, Huruglica e Poshtme; -Igrishta (e Vranjës), Igrishta (e Pusta Rekës), Ivankulla, Ivanja, Izumna; -Jabuqa, Jakofci, Jashanica e Epërme, Jashanica e Poshtme, Jellashinca; -Kamenica, Katundmorina (rrethi i Nishit), Komotena, Kumareva, Kallabofci, Katuni, Kacabaqi, Katiqi, Kapiti, Klaiqi, Klisurica, Konjufci, Koprani, Konxheli, Korbevci, Kodra, Konjuva, Konjuhi, Kojqiqi, Koqane, Kremenata, Kertoku, Krivaqa, Krushevica, Kerqmara e Epërme, Kerqmara e Poshtme, Kovanlloku, Kutllovci i Epërm, Kutllovci i Poshtëm, Kuqi, Krushevica, Kutllova, Kutllat, Kozmaqi, Koznica, Kordinci i Poshtëm, Kordinci i Epërm, Kastrati, Kallabovci, Kalimanca, Koshareva, Konjina; -Legatica, Lebofci, Levqa e Epërme, Lebana, Leci, Leskovabara, Lepanja, Leboshtica, Letovnishte, Leturna, Lumeqi, Lepenica, Lipovica, Lusha; Llallinca, Llazalla, Llapashtica, Llozana, Llozna, Llopetinca, Llugiqi, Llumnica, Llukova, Llugari; -Manistirishta, Masurica, Magashi, Mazareqi, Maleivci, Makovci, Magova, Magarenja, Marovci, Maqedonci, Maqestena, Magjera, Maqina, Maqkovci, Matarova, Matajevci i Madh, Matajevci i Vogël, Merqezi, Megja, Maqkovci, Mekishi, Merofci, Mesgraja, Megjuana, Mehanja, Mealica, Mernica, Medveci, (Merqa, Mellova, Merveshi, Mekishi, Meshica, Merkonja, Merlaku, Merkoviqi), të gjithë këta emra në kllapa janë me (e paza pas M) , Megjurova, Milina, Miroqica, Mikullofci, Mikulani, Mirovci, Miroshevci, Milivojci, Miskiqi, Mirosllavi, Mirinca, Mihalica, Molla e Kuqe, Momqilli, Mugosha, Muzaqa, Muqena, Muleviqi; -Novosella, Neredovci i Epërm, Neredovci i Poshtëm, Negosavla, Novosella (një në qarkun e Toplicës e një në atë të Vranjës), Neveda, Nelaku, Nesushta; -Orlishte, Orana, Orlana, Oraqi, Obertinca, Obllaqina, Ostrogllava, Obarda, Orashci; -Paqarada, Parada, Pasjaqa, Pasjaqa (Nish), Pavllovci, Pallata, Pashici, Petrovci, Pevatica, Perunika, Pestishi, Pestini, Petrila, Pertata, Peqenci, Pokofci, Pervetica, Peroshtica, Pllana e Madhe, Pllana e Vogël, Plakova, Plloqniku, përkatësisht Pllashniku i Epërm, Pllashniku i Poshtëm, Poterzhani, Popofci, Popova, Poturqoi, Pareqi, Pollomi, Pollomi (një në qarkun e Vranjës e tjetri të Prokuples), Prebeza e Epërme, Prebeza e Poshtme, Prekoqna, Pretreshnja, Prekodelli, Prekedini, Prevallci, Preboji, Preseka, Prekopqellnika, Prekopuca, Prekorogja, Prekashtica, Preobrazhenja, Preopollci, Piskala, Pishteva, Pustoshillova, Pustovojllovci, Pukovci, Pupovica; -Qyqalla, Qunglla; -Radeci, Radovci, Rabovci, Rafuna, Rakovica, Rashka, Rashica, Rastelica, Raqa, Rasuhaqa, Ramabaja, Ramnishta, Ravnishori, Ravnareka, Rashevci, Rataji, Rastavica, Rumanovci, Raputofci, Rastavica, Rasturrula, Ragjenovci, Radinovci, Ramadeni, Relinci, Reqica e Epërme, Reqica e Poshtme (në Toplicë), Teqica e Leskovcit, Retkoceri i Epërm, Retkoceri i Poshtëm, Resinci, Ribinci, Rudari, Rukofci, Runjiku, Rubofci; -Samakova, Sellova, Seoce, Sekicolli, Seqinica, Selishta, Sekiraqa, Sllavnica, Sllamniku, Sllabniku, Sllatina, Siarina, Slishani, Slivnica, Slivova, Simnica, Sinanova, Sodarca, Skobari, Skoverqa, Statovci, Stublla, Stashillova, Starasella, Starobanja, Surdulica, Suvidolli, Suvojnica, Suvamorava, Sudimla, Svinjisishte, Sfirca, Svinjarina, Sfarqa e Epërme, Sfarqa e Poshtme, Sagonjeva, Samarinci, Sagorjeva, Studenci, Spanca, Smrdani, Stropska, Smiloviqi, Stullca; -Sharprinci, Shahiqi, Shqrrlinci, Shahinovci, Shatra e Epërme, Shatra e Poshtme, Sharci, Shanalluka, Shuliqi, përkatësisht Shylyshi, Shillova, Shipovci, Shishmanovci, Shirokonjeva, Shulemaja, Shushnjaku, Shtullca; -Talirofci, Terstena, (Ternava e Poshtme, Ternava e Epërme, Ternava (Nish), Terpeza, Terrha, Termkolli, Terbunja e Epërme, Terbunja e Poshtme, Ternavillazi) të gjithë këta emra në kllapa janë me e-paza pas T, Tena, Tihofci, Toqani, Toverlani, Toshi, Topllaci, Topanica, Togaqevci, Treqaku, Trebinja, Tullari, (Jabllanicë), Tullari (Prokuple), Tmava, Turjana, Tupalla, Tupalla (Nish), Turqica, Tubuzhde; -Umi, Uzllok, Ushi; -Vardeniku, Vardini, Vasiqevci, (Verbica, Verbova, Verbovci, Vertopi) këta emra në kllapa janë me e-paza pas V, Vrella, Vagermeni, Veqa, Vllasa e Epërme, Vuqaku, Vishesella, Vitosha, Vllahinja, Vllasa (e Prokuples), Vllasa (e qarkut të Vranjës), Vllahova, Vova, Vojllovci i Epërm, Vodica, Vojiznova, Verbovci i Epërm, Vrezhina e Poshtme, Visoka, Vershefci, Vranovci, Vuqjaku, Vukojefci, Vuqa, Vujanova, Vujiznova (Nish); -Zagragja, Zaravinja, Zllatokoni, Zakishenje, Zuqa, Zllata, Zubuvci, Zebica; -Zhapska, Zhegrova, Zhdelova, Zhinipotoku, Zhitorogja, Zhuqa, Zhuqi. -Qytetet: Prokupla, Kushumlia, Leskoci, Vranja, Nishi, Sharqoj Sheherqoj (Piroti), Bellapallanka, Tërni. Gjithsej 551 vendbanime

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

6 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

6 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago