Ndonëse shumë pacientë përdorin aspirinën për hollim gjaku, një studim tregon efektet e saj anësore. Duket se ky medikament mund të sjellë atak në zemër ose goditje në tru, fakte që vijnë nga një studim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i cili ka zbuluar disa pasoja të rrezikshme mbi përdorimin e këtij medikamenti.#
Aspirina mund të shkaktojë gjakderdhje në tru, ulje të nivelit të oksigjenit në gjak si dhe anemi sipas Annals Internal Medicine që kreu studimin tek më shumë se 18 mijë persona mbi 65 vjeç në SHBA dhe Australi. Ky studim, i cili ka zgjatur 5 vite ka zbuluar se personat që merrnin aspirinë kishin 20% më shumë gjasa që të ishin anemikë sesa ata që nuk e merrnin atë.
Pavarësisht rezultateve të këtij studimi theksohet se përdorimi i Aspirinës mbetet i rëndësishëm në target-grupet që paraqesin rrezik për të pasur një atak në zemër ose një goditje në tru dhe marrja e këtij medikamenti mund të shërbej si një parandalues. Studiuesit kërkojnë që mjekët të kryejnë monitorime më të shpeshta të niveleve të hemoglobinës në gjak tek pacientët e tyre për të zbuluar nëse përdorimi i Aspirinës është një rrezik për shëndetin e tyre.
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…
Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…
Sipas një studimi të botuar në “American Journal of Epidemiology” konsumimi i bananeve,…