Një nga viktimat e tyre duhej të dërgohej në spital me gjakderdhje në kokë
Alarmi është ngritur në Budapest kohët e fundit pasi sorrat po sulmojnë njerëzit dhe qentë, madje duke u shkaktuar atyre lëndime të rënda.
Gjatë kësaj periudhe sorrat kujdesen për të vegjlit e tyre. Kështu që sulmojnë çdo gjë që e shohin si të dyshimtë.
Madje, në një postim në Facebook, bashkia paralajmëron se sorrat janë agresive për momentin.
“Sorrat janë agresivë në këtë kohë të vitit, sepse po mbrojnë të vegjlit e tyre. Ata nuk i tolerojnë njerëzit apo qentë pranë foleve të tyre. Qëndroni larg vendeve të folezimit të tyre”, paralajmëruan autoritetet lokale.
Dhe në fakt, një nga viktimat e tyre duhej të dërgohej në spital me gjakderdhje në kokë, pasi autoritetet e lagjes 13 të kryeqytetit hungarez morën disa raportime për një sulm nga një sorrë.
Sipas gazetës Nepszava, sorrat janë agresive nga fundi i prillit deri në mes të qershorit kur mbrojnë zogjtë e tyre.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…