Telefoni i ardhshëm i Appleit, iPhone 16, raportohet se do të sjellë një ndryshim të jashtëzakonshëm në kamerë, e që do të ndërrojë mënyrën se si përdoruesit i kapin momentet e veçanta rreth tyre.
Një ekspert i teknologjisë ka sugjeruar se iPhone 16 Pro dhe Pro Max mund të ketë kamerë me zoom 100x, me inteligjencë artificiale. Ajo pritet ta bëjë fotografinë më të pastër se kurdo herë më parë.
Inteligjenca që pritet të përdoret nga Apple do të jetë pjesë e produkteve të reja të gjigantit amerikan, që nga seria e ardhshme e telefonave.
Një kamerë me zoom 100x tashmë ka qenë pjesë e Samsungut dhe Googleit.
Ndryshimi u shpalos nga llogaria “Matt Talks Tech” këtë javë në YouTube. Ai ka gjetur ndryshimet në sistemin e ri operativ që dëshmojnë se po vjen kamera e veçantë, të cilën e ka cilësuar si “ndryshuese të lojës”.
Apple i lanson telefonat e rinj zakonisht në muajin shtator.
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…