<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Ndikimi i fikut kundër shtypjes së lartë të gjakut

 

Shumë njerëz vuajnë më së shumti nga hipertensioni, i njohur ndryshe si tensioni i lartë i gjakut.

 

Tensioni i lartë i gjakut mund të jetë shkatërrimtar për zemrën, trurin dhe veshkat. Përpos kësaj, tensioni i lartë i gjakut shkakton komplikacione të tjera të rënda në lëvizjen e gjymtyrëve.

 

Ai trajtohet me medikamente por edhe nëpërmjet një regjimi të shëndetshëm ushqimor që nuk përfshin ushqime të shpejta e të përpunuara. Frutat dhe perimet janë ndër më të rekomanduarat për uljen e tensionit të lartë. Një prej tyre është fiku, një frut i ëmbël që shijohet i freskët por edhe i thatë.

 

Fiku rekomandohet për uljen e tensionit të gjakut, kundër konstipacionit dhe në të mirë të tretjes. Ai është një nga burimet më të mira të kalciumit, një mineral shumë i nevojshëm për shëndetin e kockave.

Roli i fikut kundër tensionit të lartë të gjakut

Ekspertët thonë se fiku, si i freskët ashtu edhe i thatë, përmban sasi të mëdha të kaliumit. Ky mineral është thelbësor për funksionin e muskujve dhe nervave. Kaliumi balancon nivelet e lëngjeve në trup dhe rregullon rrahjet e zemrës. Ai zgjeron enët e gjakut dhe ndihmon në eliminimin e sodiumit nëpërmjet urinës. Kripa e tepërt rrit presionin në enët e gjakut dhe më pas rrit tensionin e gjakut. Sasia e rekomanduar e kripës duhet të jetë më pak se 2.4 g në ditë.

 

Si të përdorni fikun për uljen e tensionit të lartë të gjakut?

 

Fikun mund ta përfshini në sallata ose ta hani rregullisht gjatë ditës. Ju mund të merrni disa fiq të thatë, t’i mbani në ujë gjatë gjithë natës dhe më pas lëngun e tyre ta pini esëll në mëngjes. Në këtë mënyrë ju do të jeni në gjendje të përthithni më shumë prej ushqyesve të tij. Fiqtë e freskët mund t’i hani në mëngjes duke i përzier me drithëra ose nëpërmjet vakteve.

admin admin

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

6 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

6 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago