<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mot i ftohtë e ngrica, parashikimi i motit për këtë javë

Mot i ftohtë në ditët e para të pranverës meteorologjike, me ngrica orëve të mëngjesit.  Në fillim të javës mbeten mundësi për reshje bore, e nga dita e enjte më shumë kthjellime.

Sipas Prishtina Weather në dy ditët e para të javës, reshjet e borës edhe mund të paraqiten kohë pas kohe, megjithëse me intensitet të dobët, më shumë përreth viseve kodrinoro-malore.

Ngrica mbeten orëve të mëngjesit, megjithëse më të theksuara ditën e enjte e të premte, kur parashihen më shumë kthjellime, derisa orëve të pasdites me intervale më të gjata me diell.

Qarkullimi i mirë ajror në ditët e ardhshme, do të mbajë ndotësit ajror më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme.  Nga dita e mërkurë gjatë periudhave të qetësisë kryesisht në mbrëmje, do të ketë rritje të përqendrimeve të ndotësve, që bën indeksin të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

28.02 – Ftohtë.  Kryesisht me vranësira, e herë pas here priten edhe reshje të dobëta bore, më shumë përreth viseve malore.

1.03 – Mbetet ftohtë dhe kryesisht me vranësira.  Përreth viseve malore kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta bore.

2.03 – Kryesisht me vranësira dhe ftohtë.  Ditën do të ketë edhe intervale me diell, e në mbrëmje edhe kthjellime.

3.03 – Kryesisht me diell, pasdite edhe me vranësira kalimtare.  Në mëngjes ngrica.

4.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kthjellime dhe kryesisht me diell.

Temperaturat minimale me tendencë të rënies e luhaten ndërmjet -5C e -1C.  Maksimalet më të ulëta në fillim të javës nga 1C deri 3C, ditën e enjte e të premte shënojnë rritje në 6C e 7C. Erërat do të fryjnë mesatare dhe mesatarisht të fuqishme kryesisht nga veriu e verilindja 5-12m/s.

Shtypja atmosferike luhatet në vlera mbi normale.https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FPrishtinaWeather%2Fposts%2F4916061565108224&show_text=true&width=500

Sha

postbck postbck

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

4 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

4 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

4 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

2 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

2 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 days ago