<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

Mos i ndani nga tavolina specat e kuq, ja 7 përfitimet e pabesueshme për shëndetin tuaj

 

Specat e kuq janë ndër produktet me të cilat çdo amvisë shqiptare mund të shpalosë talentin e saj.

Ato gjenden në çdo dyqan ushqimor të vendit, por më të shijshmet janë ato që përgatiten në kushtet e shtëpisë.

Specat gogozhare përmbajnë shumë vitaminë C, ndaj konsumi i tyre i bën shumë mirë organizmit.

Vlerat Shëndetësore Të Specave Gogozhare

Vitamina C

Specat në përgjithësi janë të gjithë të pasur me vitaminë C.

Në një kavanoz të vetëm njeriu mund të plotësojë një dozë të mirë të kësaj vitamine mirëbërëse, nëpërmjet të cilës mund të shmangni rrezikun e infeksioneve dhe baktereve.

Imuniteti

Specat janë shumë të mirë për të forcuar sistemin imunitar dhe për të shmangur mundësinë e infeksioneve dhe sëmundjeve.

Kësisoj, sipas të dhënave konsumi i specave gogozhare është i rekomandueshëm për një shëndet i mirë, por nuk duhet ta teproni.

Antioksidantët

Specat gogozhare janë një burim i mirë antioksidantësh të cilët luftojnë radikalet e lira dhe toksinat.

Këto të fundit dëmtojnë qelizat dhe përkeqësojnë paraqitjen e lëkurës duke e rrudhur atë.

Inflamacioni

Një tjetër arsye përse duhet të konsumoni speca gogozhare është se ato ndihmojnë kundër inflamacionit.

Konsumi i këtyre specave shmang mundësinë e inflamacionit të lëkurës dhe dhimbjet e fytit.

Metabolizmi

Specat gogozhare janë një mënyrë e mirë për të përmirësuar metabolizmin, tregojnë të dhënat e AgroWeb.org.

Përdorimi ditor i këtij ushqimi e ndihmon trupin të përthithë ushqyesit e nevojshëm dhe të shmangë akumulimin e yndyrnave.

Në këtë mënyrë specat gogozhare janë një ushqim ideal kundër mbipeshës.

Sistemi Tretës

Specat garantojnë një tretje më të mirë për shkak të fibrës që ato përmbajnë.

Konsumi i tyre përmirëson lëvizjen e zorrëve dhe përmirësimin e tretjes.

Kundër Të Ftohurës

Specat gogozhare janë një ushqim ideal kundër të ftohurës.

Ato stimulojnë shërimin e shpejtë të trupit për shkak të vitaminës C.

Rekomandime Të Tjera

Konsumi i tepërt i specave mund të shkaktojë diare.

Shija e specave gogozhare mund të shkaktojë urth ndaj AgroWeb.org rekomandon se nuk duhen ngrënë esëll.

Konsumi i specave gogozhare nuk rekomandohet për gratë shtatzëna sepse nxit nxehjen e stomakut, gjë që i bën dëm fetusit.

admin admin

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

15 hours ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

15 hours ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

15 hours ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

17 hours ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

17 hours ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

19 hours ago