Tharja e vazhdueshme e gojës në disa raste mund të jetë një shenjë e sëmundjes serioze, sipas stomatologut Azad Eyrumlu.
Goja e thatë njihet me termin mjekësor xerostomia, që në thelb do të thotë se ka mungesë të pështymës në gojën tuaj, transmeton Klankosova.tv.
Pështyma ndihmon në kontrollin e niveleve të baktereve, si dhe balancon dhe largon acidin rreth dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve, shkruan The Sun.
Eyrumlu tha: “Një gojë e thatë mund të jetë një shenjë se diçka nuk është në rregull diku tjetër. Kjo mund të shfaqet me simptoma të tilla si një ndjenjë ngjitjeje në gojë, tharje ose dhimbje të fytit, vështirësi në përtypje ose gëlltitje apo edhe erë e keqe, transmeton Klankosova.tv.
“Disa gjendje shëndetësore si sulmi në tru, diabeti ose sëmundja e Alzheimerit mund të shfaqen në këtë mënyrë, ndërsa këto simptoma mund të jenë gjithashtu një tregues i një çrregullimi autoimun si HIV ose sindroma Sjogren”, shtoi ai.
Stomatologu thotë se është e rëndësishme të flisni me mjekun e përgjithshëm nëse goja juaj e thatë nuk do të largohet.
Më poshtë i gjeni disa gjendje shëndetësore të cilat mund të vijnë nga tharja e gojës:
Diabeti
Sulm në tru
HIV
Sëmundja e Alzheimerit
Sindromi Sjögren
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…