NASA ka nevojë për kostume të reja të cilat do të shoqërojnë astronautët për misionin Hënor Artemis I dhe janë dy kompani që do ti prodhojnë: Axiom Space dhe Collins Aerospace.
Dy kompanitë do të zhvillojnë kostumet e gjeneratës së ardhshme për ecjet në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar dhe eksplorimin e Hënës. NASA thotë se ka përcaktuar standardet teknike dhe të sigurisë.
Këto kostume do të jenë të gatshme në 2025 dhe do të testohen në ambiente të stimuluara. Me SpaceX që po përgatit zbarkuesit Hënor, kostumet janë një prej detyrave më të rëndësishme të misionit të ardhshëm.
Aktualisht astronautët përdorin kostume të dizajnuara 45 vite më parë për programin Space Shuttle. Plot 420 milionë dollarë janë investuar për zhvillimin e kostumeve të reja.
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…