<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Michelangelo pikturonte me dorën e djathtë nga frika se…

Michelangelo përdorte kryesisht dorën e djathtë vetëm për mos qenë i paragjykuar nga të tjerët. Në realitet artisti i madh ishte mëngjërash.

Por ishte një dredhi megjithatë. Ishte stërvitur që në moshën e adoleshencës, për të pikturuar me dorën e djathtë, por në një rast ai tradhëtohej. Kur vinte puna në përdorimin e çekiçit për të gdhendur skulpturat ai përdorte të majtën.

Këtë përfundim e nxori eksperti i artit, Davide Lazzeri. Kjo pas studimit në detaje një autoportret të piktorit të famshëm, ku vërehet se sëmundja e artritit i ka kapur dorën e majtë.

Këto detaje konfirmojnë ato që janë thënë në një biografi të shkruar nga ndihmësi i Michelangelo. Ai pohonte se mjeshtri ishte mëngjërash.

“Fshehja e vazhdueshme e natyrës së vërtetë, duket se vinte nga pasoja e paragjykimeve të klerikëve, që kishin për mëngjërashët”, u shpreh Lazzeri.

Kur e pyetën Michelangelo se si është e mundur që bën vepra aq të bukura, ai u përgjigj:

” Është shumë e thjeshtë. Kur shikoj nje bllok mermeri, arrij të shquaj brënda tij skulpturën. Gjithçka sa mbetet per mua është e lehtë; heq pjesët e tepërta.”

Por pse Davidi i Mikelanxhelos është kaq i famshëm?

Davidi është realizimi më perfekt i Michelangelo dhe statuja më e famshme në botën e artit. Si një nga kryeveprat më të mëdha që njerëzimi ka krijuar, tërheq çdo vit miliona vizitorë duke u kthyer në simbolin e Firences dhe Rilindjes italiane.

Le të ndalojmë tek disa fakte interesante rreth tij.

-Statuja është 5.17 metra e gjatë, peshon rreth 9 tonë dhe paraqet aktin sublim të heroit biblik, Davidit, i cili mposht Golian në përballjen mes Filistinëve dhe Izraelitëve.

-Ekzistojnë edhe dy kopje të tjera në ambiente të jashtme. Njëra ndodhet në Piazza della Signoria, pikërisht në vendin ku ishte dikur origjinali dhe e dyta në Piazzale Michelangelo (e bërë nga bronzi, jo mermeri).

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

12 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

14 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

14 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

5 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

5 days ago