Apple ka njoftuar datën e eventit të përvitshëm ku pritet të prezantojë iPhone 16.
Më 9 shtator, gjiganti teknologjik do të mbajë eventin special “It’s Glowtime” në Steve Jobs Theater në Apple Park, i cili do të transmetohet edhe online.
Edhe pse nuk është ende e qartë se kujt i referohet “glowtime”, pritet që Inteligjenca Artificiale të jetë risia e modelit të fundit të iPhone.
Në qershor, Apple prezantoi disa opsione të Inteligjencës Artificiale që i quajti “Apple Intelligence” nga Genmoji i personalizuar te Siri më ‘i zgjuar’.
Përdoruesit e iPhone 15 Pro Max mund të përdorin disa opsione, por iPhone 16 pritet që të jetë pajisja e parë që funksionon plotësisht me Inteligjencën Artificiale.
Kjo mund të ndryshojë trajektoren e Apple për iPhone. Shitjet e këtij të fundit në Kinë janë pakësuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe rritjes së konkurrencës.
Një nga pyetjet më të mëdha është sa do të kushtojë. Përdoruesit kanë diskutuar prej vitesh nëse pajisjet Apple duhet të jenë më të lira, ndërsa investitorët kërkojnë përfitimin maksimal. Nuk parashikohet një rritje e madhe çmimi për iPhone 16, por përfshirja e Inteligjencës Artificiale mund të jetë një mundësi që kjo të ndodhë./tvklan.al
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…