Më 16 qershor 1832 në Shkodër lindi Kushe Mica, themeluesja e shkollës së parë për gratë dhe vajzat shqiptare. Familja e saj, për arsye konflikti gjakmarrjeje, u zhvendosën në Shkodër nga Dukagjini. Karrierën e mësueses ajo e filloi në moshën 27 vjeçare. Ajo ishte një grua e vetë-mësuar, e cila për dhjetë vite studioi me farmacistin venecian Shjor Marko Rebeskin. Gjatë kësaj kohe ajo perfeksionoi gjuhët frënge dhe italiane. Në vitin 1859 ajo hapi shkollën e parë për gra në Shkodër, të quajtur Shkolla e Kushe Micës. Shkolla u hap pavarësisht shumë pengesave të vendosura nga autoritetet osmane; ceremonia e hapjes ishte e thjeshtë, por me një pjesëmarrje të mirë. Shkolla mësonte shkrim, lexim, numra (aritmetike), vizatim, këngë (muzikë) dhe punë dore. Shkolla u mbyll në vitin 1904, 45 vite pas themelimit të saj. Kjo shkollë nuk arriti të behej e njohur si shkolla e parë shqipe për arsyen se programi arsimor nuk ishte i dokumentuar dhe Kushe Mica nuk ishte në nivelin e duhur arsimor. Në mungesë të çfarëdo fotoje të Kushe Micës, po e postoj këtë foto të shkollës së vajzave në Shkodër nga viti 1914.
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…