Greqia e re moderne, e krijuar më 3 shkurt 1830 në bazë të Protokollit të Pavarësisë, kishte nevojë për identitetin e saj pasi ishte nën sundimin osman për rreth 400 vjet. Si i tillë, çifti mbretëror i sapoemëruar me origjinë gjermane – Mbreti Otto dhe Mbretëresha Amalia – pranuan detyrën e ndërlikuar për të mbretëruar mbi shtetin e porsakrijuar me ëndje, kur mbërritën në kryeqytetin grek, të veshur me kostume tradicionale gjetën një popullsi që në masë të gjerë komunikonin mes tyre në shqip. Mbreti filloi të mbante me krenari fustanellën, në respekt të shtetasve të tij të rinj, ndërsa mbretëresha një fustan popullor romantik, e ndikuar nga Katerina, e bija e Marko Boçarit, e cila ishte në shërbim të saj. Veshja në fjalë mori edhe emrin e saj pra Amalia. Për ta, krijimi i një veshjeje kombëtare ishte i nevojshëm për të siguruar dhe krijuar një identitet të unifikuar.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…