<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Mbishkrimet në Shkëmbin e Gramës viti/koha e ndërtimit: Shek. VI para. Kr.

Vendndodhja: Gadishulli i Karaburunit, Bashkia Vlorë.

Përshkrimi: Gjiri i Grammatas ose i Gramës (Gjiri i Shkronjave .gr), ndodhet në rrëzë të shpatit perëndimor të Karaburunit, në një zonë të pabanuar. Gjiri në antikitet, ka shërbyer fillimisht si një nga guroret më të mëdha të gadishullit të Karaburunit, e cila është shfrytëzuar, që në shek VI para. Kr. Në këtë gurore, faleza ka qenë shfrytëzuar në një lartësi prej 130 m dhe në një gjerësi prej 100 m. Mbas braktisjes së gurores, duke nisur nga shek. III para. Kr, në faqet e sheshta të krijuara nga prerja dhe heqja e blloqeve shkëmbore gdhenden lutje nga marinarët apo udhëtarët, që strehoeshin në këtë gji për t’iu shpëtuar stuhive. Kjo traditë e inçizimit të lutjeve ka vazhduar dhe përgjatë mesjetë, por tashmë ato i detikohen kultit të krishterë, deri në shek. XIX. Mbishkrimet janë gdhendur në korniza dhe në shumicë e rasteve janë realizuar me inçizim. Shumica e mbishkrimeve antike në gjuhën greke u drejtohen Dioskurëve, Kastorit dhe Poluksit, që janë hyjni shpëtimtar, mbrojtës të detarëve. Gjatë periudhës helenistike, gjiri ka shërbyer si një sanktuar i hapur kushtuar këtyre hynive. Në këto mbishkrime nuk mungojnë as emrat e figurave historike, siç është ai i Cnaeus Pompeius, i perandorit Bizantin Johanit V Paleologu apo dhe Mark Antonit. Numri i mbishkrimeve mendohet të jetë rreth 1500 copë.

Bibliografia: Daumet. H, Heuzey. L, 1876-1977, Mission archéologique de Macedoine, Paris; Patsch. C., Sandschak Berat in Albanien, Wien, 1904; Zeqo. M., Rezultatet e kërkimeve arkeologjike në Karaburun dhe në Rrëzën e Kanalit. Monumente, 34, 2, 1984, f. 153-156; Drini. F., 1999, ‘les iscriptions de grammata’, in P. cabanes (ed.), L’Illyrie méridionale et l’Épire dans l’Antiquité III, (actes du IIIe colloque International de chantilly, 16-19 ottobre 1996), Paris,121-126; Hajdari. A, Reboton. J, Shpuza. S, Cabanes. P., Les inscriptions de Grammata (Albanie), REG, 2007, 2.

Funksioni: Ka qenë gurore antike dhe sanktuar i hapur, sot është monument kulture.
Hyrja: Pa biletë.

Itinerari: Për të shkuar drejt Gjirit të Gramës me rrugë tokësore ekzistojnë dy varjante, në të dy raster pa automjet, por me anë shtigjesh. Varianti i parë është rruga Llogara-Qafa e Thellë-Gropa e Kumbullës-Gjiri i Gramës dhe zgjat 5 orë e 30 minuta. Varianti i dytë është nga “Rrugët e Bardha” (Palasë)-Shën Andrea-Gjiri i Gramës dhe zgjat 4 orë. Në të dy rastet duhet të jeni të pajisur me veshje të përshtatshme, ushqime dhe ujë. Një variant i tretë, që zgjat rreth 40 min ose 1 orë është me anë të rrugëve detare, me mjete lundrimi që nisen nga Gjiri i Vlorës ose nga Dhërmiu. /Monuments of Albania

postbck postbck

Recent Posts

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

6 minutes ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

37 minutes ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago

Si e shpëtoi Joseph Pulitzer Statujën e Lirisë?

    Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…

4 days ago