<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Uncategorized

Mbi fjalën pellazgjike “Elaiua” (Ulli), emri i pemës më të shenjtë

MBI FJALËN PELLAZGJIKE “ELAIUA” (ULLI), EMRI I PEMËS MË TË SHENJTË.

PROF. GREKE E GJUHËSISË, ANXHELA RALLI:

“FJALËN ULLI ( ELAIA / ΕΛΑΊΑ ) GREQISHTJA E HUAZOI PREJ PELLAZGJISHTES, GJUHA E POPULLSISË VENDASE, E CILA FLITEJ PARA ARDHJES SË GREKËVE.”

“Greqishtja shfaq një histori të gjatë kontakti me gjuhë të tjera. Ajo ka ushtruar ndikim te këto gjuhë dhe është ndikuar prej tyre. Si fillim, disa fjalë në fjalor (p.sh. ελαία [elaia] “ulli”) e kanë origjinën nga një periudhë “paradreke” dhe i atribuohen një gjuhe indigjene [autoktone] (shpesh të quajtur “pellazge”) e folur në jug të gadishullit të Ballkanit dhe në ishujt e Egjeut, para ardhjes së grekëve.” (Ralli, 2012)
Këtë gjë e thotë Anxhela Ralli, Profesore Emerita e Gjuhësisë në Departamentin e Filologjisë (Detashmenti i Gjuhësisë) të Universitetit të Patrës.
Kurse nga studiuesit tanë mendohet se fjala “Ulli” kaloi te shqipja nga “Oliva” (uliva) e latinishtes, e cila ishte huazuar nga greqishtja. Ndërsa Etruskët/Etrurët/Tuskët, të cilët sipas burimeve historike shpunë shkrimin pellazgjik në gadishullin Apenin, përdornin për ullirin fjalën “eleiva” (𐌀𐌅𐌉𐌄𐌋𐌄)… Mendohet se kjo kishte lidhje me fjalën paradreke “elaíwa” (ἐλαίϝα) dhe mendohet nga disa se ishin ata që çuan këtë fjalë paragreke në atë që quhet sot Itali.
Në këtë diskutim, lind pyetja: si ka mundësi që të parët e shqiptarëve (ilirët, epirotët a pellazgët) nuk hëngrën ullinj për disa shekuj me radhë, duke pritur sa të vinin latinët dhe të merrnin prej tyre emrin e një bime, që ata e kishin kultivuar ngado?! Mos vallë e hanin ullirin dhe nuk i dinin emrin? Mbase e kanë quajtur thjesht ajo kokrra.. Por, pastaj erdhën latinët dhe i mësuan emrin.
“Ullinjtë më të hershëm në Shqipëri janë 3-4 mijë vjeçar. Në Vlorë ishte regjistruar dikur para viteve ’90, ulliri me emrin “Matka”… ishte rreth 5 000-vjeçar, por nuk u ruajt dhe u dogj.” – deklaronte para ca kohësh përballë gazetarit Eljan Tanini, shkencëtari i ullirit, z. Hairi Ismaili.
Mosha e atij ulliri në Vlorë, përkon me vitin 3000 p.e.s, gjë që e bën të pamundur një huazim të fjalës Ulli nga latinishtja…. Latinët u shfaqën 2800 vjet më vonë, më 229-168 p.e.s në këto vise të Ilirisë Jugore. Pra ulliri e kishte prej 3 000 vjetësh një emër si bimë e shenjtë mes ilirëve dhe parailirëve, pellazgëve.
FB: Thënie për shqiptarët
@followers
_________________________
Burimi:
Angela Ralli,
Revue Belge de Philologie et d’Histoire / Belgisch Tijdschrift voor Filologie en Geschiedenis, 90, 2012, p. 939–966.

admin admin

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

1 day ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

1 day ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

1 day ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

1 day ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

1 day ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

1 day ago