<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Marrëdhëniet e Skënderbeut me venedikasit në 1448

Etnor Canaj

Marrëdhëniet e Skënderbeut me venedikasit kanë qenë përherë të vështira pikërisht sepse atij disa herë do i duhej ti bënte lëshime një superfuqie të kohës sikurse ishte Venediku, por në krahun tjetër shumë herë ai iu kundërvu Republikës.

Sjellim sot një relacion shumë interesant ku vet Senati miraton një vendim në të cilin kërkohet që Skënderbeu ose tu lëshojë Danjën, ose përndryshe të eliminohej fizikisht.

Lexojmë si më poshtë pjesë prej relacionit i cili mban datën 26/07/1448:

“Senati urdhëron Andrea Venierin që të shkojë në Arbëri (Albania) dhe të bjerë dakort me guvernatorin venedikas të Shkodrës Paolo Loredano për mënyrën që duhet të ndërmarrin që të ndalet Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Udhëzohet që: mund të merret parasysh zbritja e Teukreve (prej venedikasve Turqit thirreshin ndryshe edhe si “Teucri”=Trojan, shënimi im) dhe të kryejnë sulme në dëm të Skënderbeut që është cilësuar si i pabesë dhe të dëbohet jo vetëm nga Arbëria, por prej botës (non modo de Albania, sed de mundo eijciatur); dhe në se Teukret (Turqit) nuk do të zbresin, të shkoj personalisht Venier tek ai dhe ti flasi për miqësinë e hershme dhe të madhe që senati mbante me të atin Gjonin dhe që vazhdon të mbaj me të madhërishmin Gjergj (Skënderbe) dhe vëllezerit e tij dhe që e admiron në përpjekjet e tij duke e konsideruar si birin e vet; dhe ti tregoje në mënyrë të butë (të qetë) dhimbjen që provon Serenisima e Tij (Venediku, shënimi im) për dëmet që ai i ka sjell të drejtave të Republikës; dhe ta ftoj të rri mënjanë përkundër demostrimit të një trajtimi vjetor në para për të dhe për trashëgimtarët e tij, të cilat nuk do tejkalojnë shumën prej 1500 dukate, ku ai do heqi dorë prej Danjës (pjesa e fortifikuar, kështjella) dhe ndryshe prej 500 dukat.

Por në se Skënderbeu nuk bie dakort me propozimet, apo të bieri në pakt pajtese me vetpërmbajtjen e Republikës; tu hidhet fjala Pal dhe Nikoll Dukagjinit dhe tu jepen para që të shkëpusin popullsinë pa të cilën ai nuk mund të bëj asgjë.[…]”

a) Pra, siç del prej ketij relacioni, Venediku fillimisht kërkon një traktat me Turqit në dëm të Skënderbeut. Nëpërmjet të derguarit A. Venier në bashkëpunim me guvernatorin e Shkodrës P. Loredano të bëjnë këtë marëveshje me Turqit që ata të zbresin dhe ta sulmojnë.
b) Taktika e dyte ishte që: Në se nuk do bënin një marrëveshje me Turqit në dëm të Skënderbeut, të shkojnë dhe ti flasin me të butë këtij të fundit duke i kujtuar lidhjet e vjetra dhe të mëdha që kishin patur në të shkuarën me familjen e Kastriotëve (me Gjonin) duke i ofruar shuma të hollash (para) që ky të hiqte dorë nga kështjella e Danjës (Danja).
c) Në se edhe këto dy opcione nuk do ishin të mundura atëhere duhet të bënin një marrëveshje me Pal dhe Nikoll Dukagjini (duke iu ofruar edhe këtyre para) ku këta të shkëpusnin popullsinë (arbërore) prej Skënderbeut.

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

6 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

6 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago