Letrat e babait të Adolf Hitlerit, që u zbuluan në një papafingo austriake, hedhin një dritë të re mbi psikologjinë e diktatorit, argumenton një historian në një libër të botuar sot.
“Ashtu si Adolf Hitleri, Alois Hitler i mbivlerësonte jashtëzakonisht shumë aftësitë dhe njohuritë e tij si autodidakt”, tha studiuesi austriak, Roman Sandgruber.
Historiani analizoi 31 letra të panjohura më pare, që Alois Hitler i kishte dërguar një burri, i cili i shiti atij një fermë në fshatin austriak Hafeld.
Faqet e shkruara me makinë sugjerojnë se babai i Hitlerit, një zyrtar doganor, kishte njohuri nga të gjitha.
“Babai i tij kishte dëshiruar gjithmonë të ishte një pronar erudit toke, që qëndron mbi të gjithë të tjerët”, shpjegoi Sandgruber.
Sipas historianit, edhe i ati, edhe i biri, i përbuznin autoritetet dhe ndanin ndjenja antifetare.
Adolf Hitler, i cili u lind në 1889 në provincën e Austrisë së Epërme, përfundoi duke u bërë lider i partisë naziste dhe kancelar i Gjermanisë.
Në librin e tij në gjuhën gjermane, i cili përkthehet “Babai i Hitlerit. Si Biri u bë diktator”, Sandgruber argumenton, gjithashtu, se Hitleri ishte një antisemist që në rini, që kundërshton idenë se ai filloi t’i urrente hebrenjtë vetëm pasi u shpërngul në Vjenë.
Versioni origjinal i një biografie nga shoku adoleshent i Hitlerit, August Kubizek tregon se Hitleri u bashkua me një klub antisemist vetëm dy muaj pas mbërritjes së tij në kryeqytetin austriak, sipas Sandgruber. /voal.ch
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…