Në periudhën e dimrit, virozat, gripi dhe e ftohura janë të parnishme thuajse tek çdo fëmijë dhe i rritur.
Në këtë postim do t’ju paraqesim një kurë natyrale shumë efektive në trajtimin e kollës. Mund të perdoret nga fëmijët mbi 1 vjeç deri në çdo moshë.
Gjithçka që ju duhet është gjysmë qepe e kuqe dhe një lugë mjaltë.
Kombinimi i mjaltit dhe qepës ka kohë që njihet si një ilaç natyral efektiv kundër kollitjes. Avantazhi i këtyre përbërësve natyrorë medicinalë është se mund t’i merrni në çdo kohë të vitit, dhe është shumë e mundshme t’i keni gjithmonë në kuzhinën tuaj. Gjithashtu, gjatë përgatitjes së kurës nga këta përbërës, ju e dini se keni përdorur përbërës natyralë në krahasim me shurupet e blera apo të tjera produkte që shpesh përmbajnë konservans, ngjyra dhe aroma artificiale.
Përgatitja
Grini në blender gjysmë qepe, më pas me një napë kullojini lëngun. Lëngun e qepës e bashkoni me një lugë mjaltë. Fëmijëve jepini një lugë çaji nga lëngu në mëngjes dhe në darkë, ndërsa i rrituri mund të marrë 2-3 herë në ditë një lugë gjelle nga lëngu.
Burimi: Health
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…