<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Ky mund të jetë rreziku më i madh për fëmijët gjatë gjumit të drekës

Në këto ditë të nxehta, këshilla e një nëne, bëhet edhe më e vlefshme për kujdesin që duhet treguar ndaj fëmijëve. Mamaja e re po paralajmëron prindërit e tjerë për rreziqet e goditjes nga i nxehti, edhe nëse fëmijët nuk kanë qenë jashtë në diell.

Jessica Abma postoi në Facebook një foto të vajzës së saj të vogël, Anastasia, me një mesazh të rëndësishëm për të gjithë prindërit.

Nëna rrëfen se ka përjetuar “momentin më të frikshëm që mund të kishte imagjinuar”, kur shkrepi këtë foto të vajzës. Ajo shpjegon se vajza ishte duke vuajtur disa simptoma të goditjes nga i nxehti.

Jessica kishte vajtur të kontrollonte vajzën, e cila ishte duke marrë një sy gjumë gjatë drekës, por nuk mundi ta zgjonte për 20 minuta dhe iu desh të telefononte shërbimet e urgjencës. Ajo kishte frikë se mos vajza e saj e vogël kishte pësuar goditje nga i nxehti, edhe pse nuk kishte dalë në diell.

“Anastasia ishte duke marrë një sy gjumë”,- shpjegon ajo. “Nuk e dija sa nxehtë ishte në dhomën e gjumit derisa shkova për ta zgjuar vajzën, e cila kullonte në djersë, i ishte skuqur fytyra dhe nuk munda ta zgjoja. Na u deshën rreth 20 minuta që ta zgjonim”,- tregon ajo. “Është një leksion i mirë prej të cilit mund të mësojnë edhe prindërit e tjerë, të cilët duhet të sigurohen që të kontrollojnë dhomat në shtëpi, sepse mund të bëhen edhe më të rrezikshme se një makinë e nxehur në diell.

Akoma jam e shokuar dhe nuk mund ta imagjinosh se çfarë mund të kishte ndodhur nëse nuk do ta kontrolloja vajzën”,– e mbyll Jessica rrëfimin e saj.

Postimi është shpërndarë më mijëra herë dhe ka marrë një sërë reagimesh që nga momenti që ajo e shpërndau në faqen e saj në Facebook.

postbck postbck

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

2 days ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

2 days ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

2 days ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 days ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

2 days ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

2 days ago