E keni vënë re se të gjitha ngjyrat në logon e Google janë parësore veç njërës? Nuk është rastësi. Logoja është dizenjuar me këtë ndryshim për një arsye të fortë.
Është një nga më të njohurat në botë. Në fakt, mund t’ju ndodhë ta shihni disa herë gjatë ditës. Më së shumti ka ngjyra parësore: dy shkronja blu, dy të kuqe dhe një të verdhë.
Por “L” është e gjelbër, e cilanuk është ngjyrë parësore. Kjo zgjedhje është bërë për të treguar që Google mendon ndryshe dhe nuk i qëndron me doemos rregullave.
“Kishte shumë përsëritje të ndryshme ngjyrash. Përfunduam me ngjyrat parësore. Por në vend që modeli të ishte i renditur, vendosëm ngjyrë dytësore te shkronja ‘L’ që solli idenë se Google nuk i bindet rregullave”, thotë dizajneri grafik Ruth Cedar.
Ka patur ndryshime të mëparshme në logon e motorit më të madh të kërkimit, por aktualja është ajo që Google ka preferuar ta mbajë tashmë prej mëse 20 vjetësh./tvklan.al
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…