<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kuroni diabetin dhe sëmundjet e frymëmarrjes me karafil

Karafilat janë sythat e lules së pemëve të familjes Myrtaceae. Me emrin shkencor Syzgium aromaticum, kjo bimë është e lokalizuar në ishujt Malaku në Indonezi.

Rritet gjithashtu në pjesën tjetër të Indonezisë, Bangladesh, Indi, Pakistan, Tanzani, Sri Lanka, Madagaskar dhe Zanzibar. Si bimë, karafili përmban me shumicë benefite si më poshtë:

Elementet ushqyes

Karfili është i pasur me vitamina dhe minerale. Sipas Nutrition and You, kjo bimë përmban vitamina A,B,C,E dhe K. Vitamina A promovon shëndetin e syve dhe të indeve e qelizave. Vitamina B përmirëson funksionet neurologjike të cilat mbulojnë të menduarit, të mësuarit dhe kujtesën. Vitamina C njihet për rritjen e imunitetit të trupit kundra sëmundjeve dhe infeksioneve, duke nxitur gjithashtu funksionimin e substancës kolagjen.

Kolagjeni vepron si ‘çimento’ dhe ndihmon në lidhjen e qelizave dhe indeve me njëra-tjetrën. Vitamina E promovon shëndtin e lëkurës dhe së bashku me vitaminat A dhe C, funksionon si një antioksidant. Vitamina K nga ana tjetër, rregullon koagulimin e gjakut.

Për sa i përket mineraleve, karafili përmban kalcum, bakër, hekur, magnez, mangan, fosfor, selen, zink, natrium dhe kalium. Kalciumi dhe fosfori nxisin shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, kurse hekuri përmirëson oksigjenimin qelizor dhe indor. Magnezi luan rol në koordinimin neuromuskular, ndërsa zinku promovon shërimin e plagëve dhe një tretje më të mirë. Bakri dhe mangani veprojnë se bashku për të nxitur metabolizmin si dhe për të stimuluar zhvillimin qelizor dhe indor. Seleni parandalon dëmtimin qelizor duke çliruar enzima antioksiduese. Natriumi dhe kaliumi nga ana tjetër, funksionojnë së bashku duke ruajtur ekuilibrin e lëngjeve. Ky i fundit ndihmon gjithashtu shëndetin kardiovaskular, parandalon hipertensionin dhe relakson muskujt e enëve të gjakut.

Problemet me frymëmarrjen

Karafili promovon shëndetin e sistemit respirator. Sipas Mind Body Green, ai mund të përdoret si ekspektorant, i cili pastron mushkëritë duke nxjerrë jashtë sekrecionet në formën e këlbazës. Karafili gjithashtu ka veti antibiotike; sulmon mikrobet dhe ndihmon trupin të kurojë dhimbjet e fytit.

Problemet me diabetin

Karafili gjithashtu ndihmon në parandalimin e diabetit mellitus, një gjendje kronike mjekësore e karakterizuar nga një rritje e zgjatur e niveleve të glukozës në gjak. Në një botim të ‘Journal of Natural Medicines’, studiuesit zbuluan se karafili demonstroi zvogëlim të niveleve të glukozës në gjak tek minjtë. Sipas zbulimit, minjve që iu injektua një ekstrakt karafili, iu zbulua ulje e niveleve të sheqerit në gjak, krahasuar me grupin e minjve që nuk e mori ekstraktin. Karafilat mund të përdoren në vakte të ndryshme. Përdorini ata në formë të bluar, për të marrë maksiumin nga kjo bimë./ 

postbck postbck

Recent Posts

E quajnë “policja e lagjes”, macja që ka fituar zemrat e miliona njerëzve

    Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…

23 hours ago

Pse na shfaqen mavijosje në trup pa u goditur?

  Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…

23 hours ago

Sa kilogramë mund të humbni në javë?

    Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…

23 hours ago

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

3 days ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

3 days ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

4 days ago