Deri në vitin 1926, Shqipëria nuk kishte monedhë kombëtare e si rrjedhojë përdorte ligjërisht monedha të huaja, që krijonin jo pak probleme në shkëmbimet ekonomike të vendit apo te llogaritë publike, për shkak edhe të mungesës së kursit të këmbimit.
Krijimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë parashikoi edhe printimin dhe futjen në treg të monedhës shqiptare, Frangut Ar me nënfishat e tij Lekë dhe Qindarka. 1 Frang Ar ishte i barabartë me 5 Lekë.
Në procesin e printimit të kartëmonedhave e monedhave shqiptare do të angazhoheshin disa prej kompanive të kohës, të njohura për këtë shërbim.
Për kartëmonedhat me prerje 5, prerje 20 dhe prerje 100 franga do të përzgjidhej kompania “Bradbury Wilkinson & Co. Ltd.” në Londër ndërsa për kartëmonedhën 1 frangë (5 lekë) do të përzgjidhej “Richter & Co” në Napoli.
Pati edhe një problem me 5 lekëshin e parë. Studiuesi Haxhi Shkoza shkruan se kartëmonedhat 1 frangëshe (5 lekë) të printuara nga “Richter &Co” u hoqën nga qarkullimi shpejt. Shkak u bë fakti se kartëmonedha kishte si element identifikues shqiponjën romake me 1 kokë dhe jo atë shqiptare me dy koka.
Sa i përket kartëmonedhave të tjera, nga kompania me qendër në Londër, fillimisht do të printohej një sasi prej 5 mijë frangash ari, të ndara në prerje 20 frangëshe të cilat do të futeshin në qarkullim në tregun shqiptar në vitin 1926.
Prerja 20 franga do të ishte prerja më e përdorur në Shqipëri deri në vitet ’30 e duke zënë 62 % të nivelit të qarkullimit të parave. Më pas raporti do të ndryshonte, ku prerja 100 franga do të zinte më shumë “vend” në qarkullimin e parasë në vend.
Sa i përket monedhave metalike shqiptare, ato u bazuan në modelet e Giuseppe Romagnoli i cili drejtonte në atë kohë shkollën e medaljes dhe ofiçinën shtetërore italiane të letrave me vlerë. Monedhat shqiptare do të gdhendeshin nga “Motti.inc” në Romë.
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…