“Giornale di Udine” ka botuar, të premten e 4 nëntorit 1927, në ballinë, një shkrim një lidhje me konfliktin asokohe të Federatës panshqiptare “Vatra” me federatën imagjinare “Bijt e Shqipërisë”, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Protestat e një shoqërie të paqartë shqiptare
Romë, 3 nëntor.
Kryetari i Federatës Shqiptare Vatra, e cila është shoqata e madhe e emigrantëve shqiptarë në Amerikë dhe që ushtron një ndikim të konsiderueshëm ekonomik dhe politik në Shqipëri, ia komunikoi Shkëlqesisë së Tij Kreut të Qeverisë, tekstin e telegramit të mëposhtëm drejtuar Lidhjes së Kombeve nga Vatra :
“Disa muaj më parë një grup armiqsh të qeverisë shqiptare që jetonin në Boston krijuan një Federatë imagjinare shqiptare të quajtur “Bijt e Shqipërisë”, me idenë për të gjeneruar konfuzion me Federatën Shqiptare Vatra. Kjo Federatë e re imagjinare vazhdon të dërgojë herë pas here protesta në Lidhjen e Kombeve, të shkruara në një anglishte të dobët. Kjo ka ndodhur sërish këtë javë, me dërgimin tek Lidhja të një proteste kundër Paktit të Tiranës. Ju lutemi vini re se Federata Shqiptare Vatra, një institucion i vjetër dhe një zëdhënës serioz i shqiptarëve që jetojnë në Amerikë, nuk ka asnjë lidhje me protesta të tilla; ajo në çfarëdo mënyre dëmton pavarësinë e saj. — Me respekt, firmos : AQILE TASI, Kryetar i Vatrës.”
Faturat e energjisë elektrike janë kthyer prej kohësh në një shqetësim për shumicën…
Fikja e ngrohjes sa herë që dilni nga shtëpia mund të duket si…
Kolla e vazhdueshme mund të jetë rraskapitëse, veçanërisht kur ndërpret gjumin, irriton fytin…
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…