Shqiptarët e konsiderojnë veten se janë bij të Shqiponjës, ose që banojnë në vendin e saj. Studiuesi Aleks Buda konfirmon: “Shqiponja në flamurin tonë ka kuptimin e një simboli etnik e një totemi, d.m.th., të një kafshe të shenjtë, që konsiderohet si i pari i fisit. Shqiponja dhe simboli saj e kanë burimin te shqiponja zeusiane. Madje, edhe vetë Zeusi i Dodonës konsiderohej një shqiponjë. Pirrua i Epirit u thirr prej ushtarëve të tij shqiponjë. Ai iu përgjigj ushtarëve: “Është merita juaj që unë jam shqiponjë dhe si të mos jem, kur ju me armët tuaja më keni ngritur lart, si me krahë të shpejtë. Nga ky dialog studiuesit shohin edhe burimin e emrit Shqipëri = Shqiponjë.
Gjatë mesjetës, shqiponja është prezente në heraldikat e familjeve të mëdha feudale, si te Kastriotët, Muzakajt dhe Dukagjinët. Simboli i unitetit tonë kombëtar gjeti një pasqyrim më të madh në epokën e Rilindjes Kombëtare. Shqiponja gjendet e gdhendur në: porta, dyer, oxhaqe, tavane, varreza, mburoja, tatuazhe, djepa, furka, kuti duhani, orendi shtëpiake etj., të cilat janë dëshmi e përhapjes së kultit të këtij shpendi madhështor në Shqipëri.
Gjurmime Albanologjike, Folklor dhe Etnologji 2006
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…