Të gjithë janë të njohur me rreziqet që vijnë nga pirja e duhanit, e sërisht vazhdojnë të tymosin duke pretenduar se ajo cigare i qetëson.
Nëse prej disa vitesh me rradhë jeni duhanpirës, dëmi që i keni bërë rrugëve të frymëmarrjes është shumë i madh, por jo i pakthyeshëm. Katrani që ka mbuluar cipën e mushkërive mund të shkaktojë dhimbje gjoksi, kollë, bronkit e deri në qeliza kancerogjene.
Pasi të keni hequr dorë nga cigarja, apo ta keni rralluar këtë të fundit, ju duhet të përshpejtoni procesin e pastrimit të mushkërive duke pirë pijen magjike që Living do të japë më poshtë.
Për këtë recetë, do t’ju duhet:
1 kilogram qepë
1 rrënjë e vogël xhinxheri
1 litër ujë
400 gramë mjaltë
Në një litër ujë, shtoni mjaltin dhe vendoseni në zjarr. Kur uji të fillojë të valojë shtoni qepën dhe rrënjën e xhinxherit. (Qepa dhe xhinxheri duhet të jenë të prerë) Shtoni shafranin e Indisë kur përzierja të vlojë sërisht.
Ulni zjarrin dhe lëreni përzierjen derisa të përgjysmohet. Hiqeni nga zjarri dhe pasi të jetë ftohur hidheni në një kavanoz. Kjo pije duhet ruajtur në frigorifer dhe duhet konsumuar nga një lugë në mëngjes esëll dhe në darkë përpara se të hani.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…