<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Kjo është shpella më e gjatë në botë

Shpella Mammoth thyen rekorde

Sistemi më i gjatë i shpellave i njohur – Shpella Mammoth, që gjendet në parkun kombëtar me të njëjtin emër në Kentucky – është edhe më e gjatë nga sa mendohej më parë, madje për 13 kilometra.

Tani gjatësia e përgjithshme e këtij sistemi shpellor është 676 kilometra, transmeton Telegrafi.

Edhe pse shumë pasazhe janë të vështira për t’u arritur për shkak të përpjetave të mëdha vertikale ose ujit dhe baltës, speleologët ia kanë dalë mbanë.Reklamëhttps://www.youtube.com/embed/QI1KsdSBNwM

Shpella u hartua nga vullnetarë nga Fondacioni i Kërkimeve të Shpellave , një organizatë jofitimprurëse nga Kentucky dhe speleologët lokalë.

Më shumë se dy milionë njerëz çdo vit e vizitojnë këtë sistem shpellor, i cili është shtëpia e 130 llojeve të kafshëve të egra, përfshirë 14 endemikë.

Sistemi shpellor i Shpellës Mammoth hyri në Librin e Rekordeve Guinness në vitin 1969, me gjithsej 105 kilometra kalime të dokumentuara.

Pastaj, gjatë hulumtimit në shtator 1972, speleologët zbuluan një lidhje midis sistemit të Shpellës Mammoth dhe sistemit Flint Ridge, duke e çuar gjatësinë totale të njohur të shpellës në 232 kilometra.https://www.youtube.com/embed/ILynYG975-o

Që atëherë, hulumtimet shtesë kanë zbuluar më shumë sisteme të lidhjeve midis Mammoth dhe shpellave të tjera në këtë zonë. Zyrtarët e Parkut Kombëtar besojnë se kjo nuk është as gjatësia përfundimtare e këtij sistemi shpellor natyror.

Sistemi i Shpellës Mammoth është një labirint i madh i krijuar nga erozioni i gurit gëlqeror, një fenomen i njohur shkencërisht si relievi karstik, i cili ndodh edhe në shkëmbinj të tjerë të tretshëm, si mermeri dhe gipsi.

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

7 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

7 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago