SHBA – Nala është macja më e pasur në botë me një vlerë neto marramendëse prej 84 milionë paund dhe fiton 12,000 paund për çdo postim në Instagram. Nala nuk ka qenë gjithnjë kaq e pasur dhe e njohur pasi ajo e filloi jetën e saj në një strehë kafshësh.
Pronarja e Nala-s, Pookie, ra në dashuri me të në shikim të parë teksa vizitonte qendrën e shpëtimit në Los Angeles. Macja e adhurueshme jo vetëm që është mega e pasur, por është edhe e famshme dhe krenohet me më shumë se katër milionë ndjekës besnikë në Instagram.
Duke folur në ‘This Morning’ Pookie, emri i vërtetë i të ciliës është Varisiri Mathachittiphan, shpjegoi se në vitin 2012 ajo vendosi të fillonte të ndante aventurat e tyre në Instagram.
Ajo tha: Unë mendoj se ajo ishte macja e parë në internet që pozoi si vetvetja, sikur të ishte ajo që flet dhe mendoj se kjo është një nga arsyet që njerëzit e pëlqyen atë, ajo krijoi personalitetin e saj dhe ajo është thjesht shumë e lezetshme.
Nala gjithashtu mban Rekordin Botëror të Guinness për macen më të ndjekur në Instagram dhe fitoi TikToker-en e vitit, duke lënë pas katër njerëz. Dhe jo vetëm që Nala e ndihmoi Pookie-n të ndiqte ëndrrat e saj, por ajo gjithashtu e ndihmoi atë të gjente dashurinë. Pookie përdor llogarinë e Nala-s për të përhapur ndërgjegjësimin për mirëqenien e kafshëve dhe për të mbledhur para për bamirësi.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…