I përjetësuar në filma dhe shfaqje televizive të panumërta, përdorimi i çekiçit të drurit në gjykatë është ekskluzivisht një praktikë origjinale amerikane.
Sipas Stefën O’Nill, autori i një eseje mbi këtë temë, kjo praktikë vjen nga ritualet masonike.
Masoneria përdorte fundin mesjetar të muratorëve, ndërsa më vonë adoptoi edhe mjetet e tyre të punës për përdorime ceremoniale.
Në veçanti, duke qenë se çekiçi përdorej për të nxjerrë blloqet e gurit dhe latuar aty ku ishte e nevojshme, ai u shndërrua në një simbol që përfaqësonte fuqinë për të drejtuar dhe për të përfunduar një punë.
Për këtë arsye, gjatë mbledhjes në një llozhë, prania e një çekiçi simbolizonte autoritetin e mjeshtrit.
Shumë masonë dhe protagonistë të Revolucionit Amerikan, si Xhorxh Uashingtoni dhe Benxhamin Franklin, përdorën procedurat masonike në mbledhjet me rebelët dhe pasi fituan pavarësinë, edhe në organet legjislative dhe gjyqësore të shteteve të reja.
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…