<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

Këto ushqime largojnë yndyrën në gjak

Nëse keni kolesterol të lartë dhe nuk e dini se çfarë të bëni, vendi i parë ku duhet të shihni në këtë situatë është pjata.

Nëse jeni mësuar të hani hamburger dhe pulë të pjekur, atëherë ushqimi i shëndetshëm mund t’ju duket pa shije, por pa frikë. Nuk duhet të sakrifikoni shijen për t’u ushyer mirë, ja ushqimet që ndihmojnë për të ulur sasinë e kolesterolit në gjak.

Qepa

Sipas një studimi, qepa mund të parandalojë inflamacionin dhe humbjen e elasticitetit të arterieve, që mund të jetë pozitive për personat me kolesterol të lartë. Hidhini qepën në sallatë, vendosini në sanduiç dhe kudo në gjella dhe do të shini sa dë të ju ndihmojë.

Kërpudhat

Një studim i vjetër, por ende i besueshëm, ka gjetur që përbërësit ushqyes të kërpudhave ndihmojnë në uljen e niveleve të LDL (kolesterolit të keq) dhe rritjen e niveleve të HDL (kolesterolit të mirë). Edhe pse objekt i kërkimeve kanë qenë kërpudhat shiitake, shumë lloje të tjera që gjenden në dyqan, mendohet që ulin kolesterolin.

Specat djegës

Asgjë nuk e nxit qarkullimin e shpejtë të gjakut në mënyrë më të mirë sesa specat djegës. Capsaicin, që ndodhet në specat djegës mund të ulë kolesterolin në gjak. Ju mund t’i përdorni në disa gatime, supa apo salca. Nëse nuk ju pëlqen shija pikante, niseni me speca të zakonshëm, për t’u ngjitur pastaj në shkallën e ushqimeve djegëse.

Farat e chias

Farat e chias janë përplot me omega-3 të thartirave yndyrore, të cilat ndihmojnë në rregullimin e kolesterinës së mirë dhe të kolesterinës së keqe në gjak, ato përfundimisht ndihmojnë edhe në shëndetin e zemrës.

Kokrrat e tërshërës

Kokrrat e tërshërës pastrojnë zorrët nga yndyrat, sepse fibrat e tërshërës të njohura si beta-glukan, pothuajse thithin të gjitha yndyrnat prandaj kolesterina as që hyn në gjak dhe në qarkullim të gjakut. Një filxhan kokrra tërshëre do t’i plotësojë nevojat ditore për beta-glukan, mirëpo fibra të tilla ka edhe në elb dhe në alga.

Në ushqim kohë pas kohe përdorni edhe avokado, sepse avokado pos që ulë kolesterinën LDL, mbron edhe arteriet.

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

3 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

5 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

5 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago