Specialisti i bimëve mjekësore, Ylli Merja, ka sugjeruar një mënyrë unike për të pastruar mushkëritë në këto kohë të rënduar virozash.
Merja propozon avuj të çajit dhe një frymëmarrje të thellë me qëllim që të depërtohet deri në bronke. Për të përgatitur çajin nevojitet kryesisht limon e pak karafila. Pasi të ziejë çaji, afrohemi deri në 35 cm, thithim avujt derisa të provokojmë kollë.
Sipas doktor Merjas, kollitja në këtë rast nuk përbën shqetësim, por përkundrazi është shenjë se mushkëria po pastrohet nga gjithë ngarkesat mikrobale që ka. Kjo praktikë rekomandohet për më të rinjtë të cilët nuk mund të përdorin recetat e Merjas me ponç.
Në komunikim direkt përmes Skype me TV “News 24” , Merja vërejti se gjatë kësaj kohe janë pare shenja komplekse të koronavirusit, si djegie hundësh, shtim të djersitjes, kryesisht në kraharor, apo edhe teshtitje.
Ai vërejti se teshtitja e shpeshtë është shqetësuese, pasi është shenjë e një pranie të shumtë virusesh në rrugët e frymëmarrjes. Merja përsëriti kërkesën për të përdorur propolis, rigon dhe antiseptikë të ndryshëm. Optimist për rënien e rasteve të infektuara në vend,ai tha se duhet të bëjmë përsëri kujdes. Gjatë emisionit, Merja pati komunikim edhe me telefon ata për shqetësime të ndryshme, duke rekomanduar zgjidhje përmes bimëve mjekësore/
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…