<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KURIOZITETE

Jo më një sekret, disa këshilla për një fytyrë të pastër dhe të bukur

Dëshironi të keni një fytyrë të butë si bebe? Kjo është e mundur dhe mjafton të ndiqni këto 10 këshilla-

1.Kini parasysh që kremin për fytyrë ta vendosni të paktën 15 minuta pas larjes së fytyrës, sepse shtresa e kremit në fytyrë të lagur e prish lëkurën natyrale.

2.Kur bëni masazh në fytyrë, asnjëherë mos e kapni lëkurën rreth syve. Kjo do ta hollojë lëkurën e hollë.

3.Temperaturat e thata?Ajri i thatë në hapësirat e mbyllura dhe temperatura e ulët e ajrit jashtë nuk ndikojnë mirë në lëkurën tuaj. Prandaj, duhet të përdorni serume për fytyrë, që depërtojnë në shtresat më të thella për shkak sasisë së rritur. Në këtë mënyrë fytyra njëkohësisht ushqehet dhe hidratohet.

4.Në mëngjes kur do të zgjoheni, dhe në mbrëmje para se të flini mbushni qafën dhe fytyrën me akull. Kjo do ta freskojë lëkurën.

5.Nëse keni probleme me pjesën rreth syve, kemi këshillë për ju. Vendosni dy lugë të vogla të metalit (kini parasysh të jetë i ftohtë) dhe lërini pesë minuta. Pastaj, nxirrini dhe me kujdes vendosini deri te sytë. Pas disa sekondave do të dukeni të freskët.

6.Maska të përkryera për kujdes të fytyrës janë ato me bazë mjalti dhe vaj ulliri. Mund t?i përzini dy përbërje me sasi të njëjta ose t?i përdorni veç e veç ? maskë vetëm prej mjalti ose vetëm prej vaj ullirit. Secilën prej kësaj maske vendoseni në fytyrë të pastruar, e lini të qëndrojë vetëm 15 minuta, dhe pastaj e shpërlani. Menjëherë ndjehet dallimi, apo jo?

7.Grave mbi 25 vjeç u nevojitet masazh i përditshëm i fytyrës. Kini parasysh që minimum 5 minuta në ditë me kujdes shtypeni fytyrën me majat e gishtave. Ajo do ta përmirësojë qarkullimin, dhe do të jetë parandalim i shkëlqyeshëm në krijimin e rrudhave.

8.Keni kujdes në përzgjedhjen e prodhimeve të kozmetikës. Zgjidhni ato që përmbajnë vitamina E. Ai është antioksidues i fortë që përshtatet çdo tipi të lëkurës dhe është i shkëlqyeshëm në luftën kundër plakjes.

9.Largimi i qimeve të vetullave me ndihmën e piskatores shkakton acarim të dhimbshëm. Për të pasur dhimbje më të vogël, praktikoni njërën nga këto këshilla. Lyeni vendin që duhet ta trajtoni me krem, lëreni të veprojë pak, pastaj e fshini tepricën që të mos ju rrëshqasë piskatorja. Opsioni i dytë është me akull dhe jeni të gatshme për të hequr qimet.

10.Të gjitha maskat për fytyrë veprojnë më intensivisht nëse para tyre i bëni fytyrës trajtim me avull. Nëse keni fytyrë të butë dhe të ndjeshme, mos bëni trajtim me çaj të vluar kamomili ose menteje.

postbck postbck

Recent Posts

Helmi i bletës kundër kancerit të gjirit, molekula e vogël që tronditi qelizat e tumoreve agresive dhe hapi një horizont të ri për mjekësinë

Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…

3 hours ago

Mënyra se si njerëzit bënin punën e tyre të pëditshme në një fabrikë thikash në Francën e fillimshekullit XX

  Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…

4 hours ago

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

1 day ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

1 day ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

1 day ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

5 days ago