Orizi, tharësja e flokëve dhe furra e sobës… janë disa nga gjërat për të cilat besohej se mund t’ua shpëtojë telefonin që ju ka rënë në ujë.
Edhe nëse ju ka rënë telefoni në uji, ekzistojnë gjasa të mëdha ta “shpëtoni” por nevojitet vetëm durim.
Pasi ta keni nxjerrë nga uji, në asnjë mënyrë mos e vini në karikim, por as mos e ndizni për ta kontrolluar nëse punon!
Energjia elektrike dhe uji që ka mbetur brenda telefonit mund të shkaktojnë lidhje të shkurtër, dhe të nxisin dëm më të madh.
Edhe nëse punon telefoni pasi ka rënë në ujë, preferohet të fiket, pasi ai do të prishet më vonë kur uji të arrijë tek konektori dhe sensori.
Shpesh kemi dëgjuar duke u folur se si është mirë të futet telefoni në oriz për t’ia nxjerr ujin. Megjithatë, e vërteta është krejt ndryshe, pasi sheqernat dhe mineralet e orizit mund të futen në pajisje të vogla brenda telefonit dhe ta prishin.
Është e vërtetë që e absorbon ujin, por jo edhe nga brenda pajisjes. Por, kurrë mos tentoni t’ia largoni ujin me tharëse të flokëve.
Me këtë metodë vetëm sa do ta shtyni ujin më thellë në pajisje, kurse nxehtësia mund t’i shkatërrojë kabllot.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…