Një nga rastet kur ideogjeneza (ideogenesis) është më e rëndësishme se etnogjeneza (ethnogenesis): Në prag të kremtimit të 600 vjetorit të Betejës së Kosovës, Matija Bečković (shkrimtar, filolog, anëtar i rregullt i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve), do të deklarojë se “Kosova është Serbi dhe se ky fakt nuk varet nga nataliteti i shqiptarëve dhe as nga mortaliteti serb. [Në Kosovë], ka aq shumë gjak serb dhe vende të shenjta serbe, saqë do të jetë [tokë] serbe edhe kur të mos mbetet asnjë serb atje.” Ose një shembull i ngjashëm ku përseri ideogjeneza mbizotëron etnogjenezën, që është shprehur nga kryeprifti Božidar Mijak (1983): “Kosova nuk është vetëm vendbanim fizik por edhe krijim metafizik […]. Ky atdhe serb është i përbërë nga qielli dhe toka. Është thelbi i shpirtit në kohë dhe hapësirë. Është prova më e lartë se numri i banorëve nuk është vendimtar për të përcaktuar se kujt i përket një copë toke. Ka diçka shumë më të rëndësishme – spiritualiteti që i ka dhënë thelbin dhe që ekziston në mënyrë më të lartë ekzistenciale.”
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…
Është e vështirë të imagjinohet se si do të dukej New Yorku pa…