TikTok padyshim po shndërrohet në rrjetin social hit të 2020. Ndërsa aplikacioni ka qenë live që prej 2016-ës, pandemia globale e koronavirusit kanë shtyrë përdorimin e tij drejt rekordeve të reja.
Nëse në të kaluarën keni hapur një llogari TikTok për të parë si funksionon dhe keni kuptuar se nuk është për ju, me shumë gjasa e keni fshirë.
Por nëse jeni penduar për fshirjen e tij ju ende mund të rikuperoni llogarinë nën disa rrethana të caktuara.
TikTok bën të mundur rikuperimin e llogarisë deri në 30 ditë pasi e keni fshirë atë. Ndiqni hapat mëposhtë për të rikuperuar llogarinë tuaj:
1. Hapni aplikacionin TikTok në smartfon.
2. Në cepin e djathtë poshtë të ekranit shtypni ikonën e profilit.
3. Në pamjen e profilit shtypni “Sign up.”
4. Në fund të ekranit të regjistrimit shtypni “Login” ngjitur me opsionin “Already have and account?”
5. Vendosni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin që ka pasur llogaria duke klikuar “Use phone/email/username” në krye të listës.
6. Pasi të jeni kyçur do të dërgoheni tek një hapësirë e cila tregon se llogaria juaj është në proces çaktivizimi. Mjafton të klikoni “Reactivate.”
7. Llogaria juaj do ti kthehet normalitetit menjëherë.
8. Ky proces funksionon vetëm nëse e keni ç’aktivizuar llogarinë në 30 ditët e fundit. Nëse kjo periudhë ka kaluar atëherë llogaria juaj është fshirë përgjithnjë dhe opsioni i vetëm për ju ngeler hapja e një llogarie të re.
Një mace shtatëvjeçare me emrin ‘Nimis’ është kthyer në një nga personazhet më…
Ndonjëherë, në trup shfaqen njolla me ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të verdhë, edhe…
Koha që nevojitet për të humbur peshë ndryshon nga personi në person. Faktorë…
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…