<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>

“Ja pse Zogu mori titullin ‘Mbret i Shqiptarëve’ “

Titulli ‘Mbret i Shqiptarëve’ nuk e kufizonte mbretërimin e Zogut vetëm brenda Shqipërisë, por përbënte një rivendikim për shqiptarët e mbetur nën Jugosllavi dhe Greqi.

Me 1 shtator të vitit 1928, Ahmet Zogu do të vetëshpallej si ‘Mbret i Shqiptarëve’. Ky akt, ligjshmëria e të cilit diskutohet edhe sot e kësaj dite, pati zgjuar një ciklon reagimesh për një arsye tjetër. Një titull si ky nuk e kufizonte mbretërimin e Zogut vetëm brenda Shqipërisë, por edhe përbënte një rivendikim për shqiptarët e mbetur nën Jugosllavi dhe Greqi.

Studiuesja britanike Vickers përmend reagimin e jugosllavëve dhe frikën e tyre se titulli i Zogut do të ngjallte ndjenja separatiste mes shqiptarëve në Kosovë:

“Duke qenë i pasigurt për shkallën e mbështetjes publike, Zogu vendosi që mbretëria do t’i jepte regjimit të tij më shumë siguri dhe vazhdimësi sesa një formë republikane e qeverisë. Prandaj, më 1 shtator 1928, Zogu hoqi dorë nga emri i tij turk Ahmet si dhe nga ‘u’ e Zogu, dhe e shpalli vetën si ‘Zog I, Mbreti i Shqiptarëve’. Ky titull nguci pezmatimin e Beogradit. Derisa jugosllavët nuk kishin ndonjë kundërshtim për ‘Mbret i Shqipërisë’, ata e akuzuan Zogun se po nxiste prirjet irredentiste mes shqiptarëve të Kosovës, duke e emëruar veten ‘Mbret i të gjithë shqiptarëve’. Sidoqoftë, ata e njohën atë me qëllim që të mos e shtynin më tej drejt Italisë”.

Në anën tjetër, historiani Bernd Jürgen Fischer ka një interpretim më zhbirues. Sipas tij, titulli në fjalë nuk dallonte aspak nga titujt që mbanin mbretërit në Ballkan:

“Edhe pse gjithçka eci mirë së brendshmi, reagimi fillestar ndërkombëtar, me përjashtim të italianëve, ishte disi negativ, jo për shkak të ndryshimit në mbretëri, por për shkak se Zogu zgjodhi ta quante veten ‘Mbret i Shqiptarëve’ dhe jo ‘Mbret i Shqipërisë’. Sado që në dukje ndryshimi dukej disi i parrokshëm, kur shihej në kontekstin e politikës ballkanase, sigurisht se nuk ishte i tillë. Jugosllavët që kishin një pakicë të madhe shqiptare në Kosovë, e interpretonin këtë si ogur të një fushate të ardhshme irredentiste kundër shtetit të tyre. Mbështetësit e titullit, në anën tjetër, ngulmonin se Zogu thjesht po përvijonte një traditë të mbretërve ballkanas që përdornin forma të ngjashme në titujt e tyre. Në Greqi mbreti quhej ‘Mbret i Helenëve’, në Bullgari ‘Car i Bullgarëve’ dhe në Jugosllavi ‘Mbret i Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve’. Titulli që ishte përdorur burimisht në janar ishte ‘Mbret i Shqipërisë’ dhe në të vërtetë ky version ishte përdorur gjatë ditëve të para të protestave. Janë hedhur një numër shpjegimesh për të qëmtuar pse titulli ishte ndryshuar. Ministri italian në Shqipëri erdhi me skenarin se ishte ai vetë dhe italianët që propozuan fillimisht titullin ‘Mbret i Shqipërisë’ për të përkuar me ‘Mbret i Italisë’, pasi ishin pyetur nga Zogu se çfarë titulli ai duhet të mbante”.

postbck postbck

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

7 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

9 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

10 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago