Ndërtimi i një veture që duhet të përmbushë legjislacionin gjithnjë e më të rreptë është e vështirë.
Prodhuesit e automjeteve duhet të marrin parasysh jo vetëm emetimet dhe rregullat e sigurisë, por edhe kriteret specifike që kanë të bëjnë me nivelet e zhurmës.
Sigurimi që makinat nuk janë shumë të zhurmshme është veçanërisht i ndërlikuar për kompanitë e specializuara në automjetet e performancës.
Këto priren të kenë goma më të gjera, të cilat zakonisht janë më të zhurmshme.
Në fund të viteve 1980, Porsche duhej të ndërtonte këtë konstruksion për t’u siguruar që veturat e saj sportive nuk do të ishin shumë të zhurmshme.
Bazuar në 928, ky prototip i vetëm e filloi punën e tij në vitin 1989.
Ndërsa automjeti përdorte një trup prej çeliku të pandryshkshëm si Cybertruck, Porsche e mbështjellë trupin e automjetit me lesh pambuku.
Kjo i ndihmoi inxhinierët të izolonin dhe minimizonin burimet e zhurmës së motorit.
Le të themi vetëm se pjesa e jashtme nuk ishte prioritet e këtij modeli. /telegrafi
Nga Albert Vataj Një përbërës natyror i helmit të bletës, melitina, ka demonstruar aftësi të…
Në vitin 1902, në punishte të vogla të prodhimit të thikave në Francë, mund…
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…