Konsumi i ushqimit në të njëjtën orë ka një rëndësi të veçantë për shëndetin tonë. Një studim amerikan i Universitetit të California, ka zbuluar se nëse konsumohen vakte të rregullta në të njëjtën orë, përmirësohet funksioni i trurit dhe luftohet harresa.
Ushqyerja e rregullt në të njëjtën orë, lufton sëmundjen e Huntington (HD), një sëmundje gjenetike neurodegjeneruese, e cila prek shumë njerëz, sidomos në Evropë.
Ndjekja e një diete të shëndetshme sipas studimit, bazuar në vakte të rregullta dhe të konsumuara në të njëjtin orar, jo vetëm përmirëson cilësinë e jetës, por ngadalëson avancimin e kësaj sëmundje, e cila është një lloj skleroze.
Studimi u zhvillua te minjtë për tre muaj, ku pasi u ndoq një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar, shëndeti i tyre u paraqit më i përmirësuar dhe truri gjithashtu./
A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…
Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…
Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…
Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…
Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…
Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…