Kur lind një fëmijë, prindërit kërkojnë emrin që do t’u pëlqejë më shumë. Por në disa vende të botës ka emra që ata më mirë të mos i mendojnë, pasi janë të ndaluara me ligj.
Për shembull, në Francë, që nga viti 2015, është e ndaluar që prindërit t’u vënë fëmijëve të tyre emrin Nutella. Në Suedi, asnjë fëmijë nuk lejohet të quhet Ikea. Ndërsa në Japoni, ndalohet me ligj emri Akuma, do të thotë djall.
Emri Lucifer është i ndaluar në Zelandën e Re, dhe Facebook është i ndaluar në Meksikë.
Në disa vende hasen emra të tillë si, thënë shqip Qershi apo Mjedër, e të ngjashme, dhe në Malajzi që nga viti 2006 autoritetet kanë ndaluar vënien për fëmijët të emrave që vijnë nga bota ushqimore.
Ndërsa në Zvicër, një fëmijë nuk mund të emërohet sipas markave.
Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…
Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…
Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…
Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…
Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…
Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…