<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: Shëndet

Imuniteti i organizmit është më i fortë në verë

Me rritjen e temperaturave organizmi forcon imunitetin e tij. Një studim i kryer nga Universiteti i Cambridget ka zbuluar se imuniteti i njeriut është më i fortë në stinën e verës dhe më i dobët në dimër, çka shpjegon më së shumti arsyen përse sëmuremi më shumë në dimër.

Studiuesit analizuan të dhënat gjenetike të 23,000 burrave dhe grave në mbarë globin dhe zbuluan se gjeni që nënshtron infeksionet është më aktiv në stinën e verës.

Ata sqaruan se rreth 10 për qind e gjeneve të njeriut aktivizohen më shumë gjatë muajve të verës.

Kjo i atribuohet më shumë ndryshimeve në përbërjen e gjakut të njeriut gjatë kësaj stine.

Arsyet përse jemi më të shëndetshëm gjatë stinës së verës

Njerëzit janë më të shëndetshëm në verë për dy arsye të rëndësishme dhe shumë të thjeshta.

Aktiviteti fizik

Gjatë dimrit, temperaturat janë të ftohta dhe errësohet shumë shpejt, ndaj gjëja e fundit që njeriu dëshiron të bëjë është të qëndrojë për orë të tëra jashtë.

Qëndrimi në shtëpi dhe ushqyerja e tepërt nxit shtimin në peshë.

Në verë ndryshon puna. Njeriu është më aktiv, djeg më shumë kalori dhe ka një zemër më të fortë.

Ushqyerja e kufizuar, por e shëndetshme

Gjatë muajve të verës, njeriu konsumon më pak ushqim dhe ka më pak uri.

Tregjet ofrojnë një larmi ushqimesh të shëndetshme siç janë frutat, të cilat pengojnë shtimin në peshë.

Njeriu është më i predispozuar të hajë më pak ushqime të pasura me karbohidrate, yndyra dhe sheqerna.

Në verë, njeriu pi më shumë ujë dhe lëngje të freskëta që shuajnë etjen, por furnizojnë trupin dhe trurin me ushqyesit më të nevojshëm.

E fundit por jo nga rëndësia, njeriu ka një humor më të mirë falë vitaminës D dhe nuk e sheh të nevojshme të shuajë mërzinë me bukë. /Agroweb

admin admin

Recent Posts

Këto dy shifra të thjeshta mund të parashikojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës

    A mund të ofrojë një përllogaritje e re, e bazuar në dy tregues…

2 hours ago

Kur aplikohet tarifa e lirë e rrymës gjatë dimrit?

  Konsumatorët familjarë në Kosovë mund të përfitojnë nga tarifa e ulët e energjisë elektrike…

4 hours ago

Sanxhaku në studimin e Daut Dautit mbi çështjen shqiptare

Teza e doktoraturës e historianit shqiptar Daut Dauti (1960-2026) sjell një këndvështrim britanik mbi zhvillimet…

5 hours ago

Kur Aleksandri i Madh u përball me dy mbretër ilirë: Kleiti dhe Glaukia, kundërshtarët që e vunë në vështirësi pushtuesin maqedonas

Në vitin 335 para erës sonë, ndërsa Aleksandri i Madh po përpiqej të siguronte kufijtë…

4 days ago

Para Azem Galicës: Kush ishin kaçakët shqiptarë dhe si lindi tradita e rezistencës së armatosur?

Përpara se emri i Azem Bejtë Galicës të bëhej simbol i lëvizjes kaçake në Kosovë,…

4 days ago

E rrallë: Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve!

Letra e Esad Pashë Toptanit, drejtuar Myftiut të Lumës dhe Lumjanëve ! Zotnis së tij…

4 days ago