<div id="reklama-170x600">
    <script type="text/javascript">
        window.ANConfig = window.ANConfig || {};
        window.ANConfig.placements = window.ANConfig.placements || [];

        window.ANConfig.placements.push({
            adUnitId: 'reklama-170x600',
            propertyId: '104390',
            placementId: '840783',
            data: {
            },
            onLoad: function (adUnitId) {
                console.log('1', adUnitId);
            },
            onFail: function (adUnitId) {
                console.log('0', adUnitId);
                //fallback code
            },
        });

        (function () {
            if (!document.getElementById('ap-js')) {
                var ver = new Date().toISOString().split(':')[0].replace(/\D/g,'');
                var apjs = document.createElement("script");
                apjs.type = "text/javascript";
                apjs.async = true;
                apjs.setAttribute('id', 'ap-js');
                apjs.src = "https://central.gjirafa.com/js/ap-gjanout.js?v=" + ver;
                document.head.append(apjs);
            }
        })();
     </script>
</div>
Categories: KËSHILLA

I fusni gishtat në hundë? Kjo është edhe një arsye që menjëherë të ndërprisni këtë shprehi

 

 

Prindërit e dëshpëruar, fëmijët e të cilëve injorojnë lutjet që të mos i fusin gishtat në hundë, mbase përfundimisht kanë gjetur argumentin me të cilin do të eliminojnë këtë shprehi – zhvillimi i mundshëm i inflamacionit të mushkërive

 

Pneumokoku, shkaktar i inflamacionit bakterial të mushkërive, infeksioni i indeve të mushkërive i cili mund të jetë vdekjeprurës nëse nuk shërohet, bartet nëpërmjet ajrit, përkatësisht pikëzave, shpesh me kollë dhe teshtitje të individëve të infektuar.

 

Në studim, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën European Respiratory, një grupi vullnetarësh pneumokoku u është “fërkuar” nëpër shuplaka. Pastaj kanë marrë detyrë të pakëndshme që të përsërisin disa veprime më të shpeshta, fjala është për prekjen e përditshme, fërkimin apo futjen e gishtit në hundë.

“Ky studim ka treguar që bakteri mund të përhapet edhe me duar, madje edhe objektet (siç janë celularët dhe lodrat e fëmijëve) mund t’i kontribuojnë përhapjes së tij”, ka thënë Victoria Connor, shkencëtare në Universitetin e Liverpulit Royal Hospital.

Në nivel global inflamacioni i mushkërive çdo vit vret rreth 1,3 milionë fëmijë më të vegjël se pesë vjeç.

 

Ndonëse hulumtimi i bërë në persona të rritur, Connor thekson që rezultatet e studimit janë orientuar në rend të parë ndaj prindërve të fëmijëve të vegjël.

“Ndoshta nuk është reale të pengohen fëmijët që të fusin gishtin në hundë apo të fërkojnë zonën e hundës, mirëpo këshilla për prindërit është – higjiena e rregullt dhe e mirë e duarve, pastrimi e larja e lodrave dhe e sipërfaqeve të tjera mund të ulë përhapjen e bakterit, si edhe rrezikun nga zhvillimi i infeksionit me pneumokok siç është inflamacioni i mushkërive”, thotë Connor. /Telegrafi

admin admin

Recent Posts

Çfarë është frymëmarrja e zhurmshme në çastet e fundit të jetës dhe pse shfaqet

    Një zhurmë vdekjeprurëse, një tingull i lagësht dhe gurgullues kur merr frymë një…

2 days ago

Mund të paralajmërojë vdekjen e papritur! Zbulimi i ri me inteligjencën artificiale që po habit shkencëtarët

    Shkencëtarët kanë zbuluar një sinjal të fshehur në ekzaminimet e zakonshme të zemrës,…

2 days ago

Pse domatja shkakton alergji te disa njerëz? Ja çfarë duhet të dini

    Domatja është një nga perimet më të përdorura në ushqimin e përditshëm, por…

2 days ago

Ndezët ngrohjen? Kujdes, këto gabime sjellin lagështirë dhe myk në shtëpi!

    Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe ndezjen e ngrohjes, në shumë apartamente…

2 days ago

Çfarë të hani në darkë për të fjetur më mirë? Këshillat e një endokrinologeje

Të mbyllësh sytë në mbrëmje dhe t’i hapësh vetëm kur bie alarmi. Për shumë njerëz,…

2 days ago

Gështenjat kurojnë këto sëmundje

Ato janë ushqimi simbolik i vjeshtës, të shijshme dhe të vlerësuara në një mori përgatitjesh…

2 days ago